Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQI ME LIDERET POLITIK SHQIPTARE NE ZBATIMIN E RAPORTIT TE CILEN E KA MIRATUAR QEVERIA

24. qershor 2013.

Kryetari  i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha se është arritur marrëveshja që liderët politikë shqiptarë nga këto tri komuna, më 15 korrik të takohehen me kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, dhe të bisedojnë për implementimin e një platforme prej shtatë pikësh, në të cilën janë të paraqitura kërkesat e tyre.

Propozimet për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, liderët politikë shqiptarë i kanë përmbledhur në platformë me tetë pika, e cila është miratuar më 25 shkurt të këtij viti në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në zyrën e OSBE-së në Bujanoc, ku ishte i pranishëm edhe Kryetari  i Trupit Koordinues.

Qeveria e Serbisë e ka miratuar këtë platformë më 4 qershor, e cila tash i ka shtatë pika, pasi njëra është shpërndarë në pikat e tjera.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq,  pas takimit me të gjithë liderët politikë nga tri komunat në Bujanoc, tha se është definuar mënyra se si do të realizohen bisedimet e liderëve shqiptarë me Qeverinë e Serbis.

''Pres qe kryeministri dhe ministri te pranojnë  liderët shqipëtarë  deri më  15 korrik,dhe pas kësaj do të  kemi verë  pune që  do të përgadisim zgjidhje dhe të  gjitha ato që do të  duhen të  realizohen nëpërmjet kësaj bisede që  do të  kontribojë stabilizimin e plotë në  këtë  rajon '',tha Stankoviqi.
Stankoviq theksoi se nga shtatori duhet te fillojnë  bisedimet për temat që janë  grumbulluar në shtatë  tërsi,ndërkaq marrëveshjet qe do të nënshkruhen do të realizohen përmes vendimit të  qeverisë  dhe ato si zgjidhje afatshkurtë  që janë  të mundshme në gjashtë muajt e ardhshëm,kurse afatmesmet deri në  një  vit, ndërkaq afatgjatat do të realizohen për dy e më  shumë  vite.

Cçështja e regjistrimit në  listat zgjedhore, është  njëra ndër ështjet që  duhet të  zgidhen në  afatshkurtër në  afat prej gjashtë  muajve.Gjithçka që liderët shqiptarë  që  kanë  parashtruar si tema më  25 shkurt,qeveria ka pranuar si temë për zgjidhje ,ka deklruar Stankoviq.Ai ka potencuar se duhet definuar, se kur bisedimet do të zhvillohen dhe kush do të merr pjesë  përkrah përfaqë suesve të  qeverisë   dhe shqiptarëve që  do të  prezentojnë.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, tha se në mbledhjen e parë me kryeministrin Daçiq, me gjasë, do të jenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të shqiptarëve nga komunat e Bujanovcit, Preshevës dhe Medvegjës.

Pas kësaj, ne duhet ne mes veti të merremi vesh dhe të caktojmë ndonjë njeri që do të jetë në  cilësinë  e koordinatorit.Gjatë resorëve të ndryshëm janë ngarkuar 13 ministra, e që  pika për diskutim do të  vendos pala shqiptare dhe nga minsistrat e caktuar që është i gatshëm të  fillon bisedimet ,ka theksuar Arifi. Ai ka potencuar se pë rkrahjen për bisedimet ndërmjet përfaqësuesve shqiptarë nga Presheva,Bujanoca dhe Medvegja me qeverinë serbe për zgjidhjen e çështjeve jetike në  kë të rajon më  10 qershor kanë  dhënë  përkrahje edhe grupi i ambasadorëve e Jugut të Serbisë".

Në mbledhjen me Kryetarin e Trupit koordinues në hapsirat e OSBE-së në Bujanoc kanë marrë pjesë deputeti Riza Halimi, i cili është dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik,Shaip Kamberi  kryetar i degës së partisë në Bujanoc, kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik Jonuz Musliu, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, i cili është edhe lider i Partisë Demokratike të Shqiptarëve Skender Destani, lideri i Bashkimit Demokratik të Luginës dhe Rahmi Zylfiu, kryetar i Unionit Demokratik të Shqiptarëve.

Temat e takimit janë në përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, përmirësimin e gjendjes ekonomike në tri komuna, përdorimin zyrtar të gjuhës, shkrimin dhe simbolet kombëtare, decentralizim në gjyqësi, arsim, kulturë dhe media, shëndetësi, mbrojtje sociale dhe siguri, si dhe masat për arritjen e besimit në këtë rajon.