Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQI: MATERNITETI NË PRESHEVË DO TË FILLOJ PUNON PËR NJË MUAJ

27. mars 2015.

Preshevë- Zoran Stankoviq, kryetarë i Trupit koordinues Qeverisë Republikës së Sërbis për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka biseduar me Ragmi Mustafën, kryetar i komunës së Preshvës, për problemet kyçëse në këtë komunë dhe me këtë rastë ka deklaruar se materniteti në këtë komunë do të filloj zyrtarisht të punoj mbas një muaji. Stankoviqi ka thënë se Ministria e shëndetsis ka miratuar pranimin e 10 mamive dhe dy mjekëve gjinekolg për punë në maternitet, si dhe në funksionimin e tyre do ti ndihmojnë mjekët nga qendra spitalore e Vranjës. Stankoviqi ka spjeguar se ka mbetur vetëm pranimi i lejës sanitare për punë. Aj ka shprehur kënaqësin që materniteti në Preshevë do të filloj të punoj edhe pse ka qenë i mbaruar para një viti.

“Edhe pse kemi pritur një vit, por prap materniteti për një muaj do të filloj me punën” ka thënë Stankoviq.

Aj ka shtuar që me përfaqsuesin e komunës zotrin Mustafa ka biseduar për funksionimin e vetëqeverisjes lokale, në rindërtimin e infrastrukturës, nvestimin në buqësi, si dhe për brengosjen shëndetsore të azilkërkuesve të cilët hyn në teritorin e komunës së Preshvës nga Maqedonia.

“Vetëqeverisja lokale dhe shtëpia e shëndetit duhen të i ndihmojnë dhe ti ofrojnë breng shëndetsore këtyre njerzve, që shpesh vin të rraskapitur në Sërbi”, ka porositur aj.

Stankoviqi së bashku me Mustafën kanë biseduar me banorët e fshatit Strexoc dhe Bukuroc në komun të Preshvës, të cilat fshatra janë rreth dhjetë kilometra larg Preshevës. Në fshatin Strexoc jetojn rreth 100 Srb, kurse në fshatin Bukuroc rreth 1.000 Shqipëtar.

“Fshati ndryshon nga madhësia dhe nevoja për infrastruktur por brenga e perbashkët është papunsia”, ka theksuar Stankoviq dhe ka cekur që Trupi koordinues do të ti jep perparsi në zgjidhjen së pari problemet ekonomike.

“Për zgjidhjen e problemeve infrastrukturore mungojnë projektet”, ka thënë kryetari i Trupit koordinues.

Në mbledhje janë dakorduar që me fillimin e vitit të ardhëshëm në fshatin Strexoc të ndërtohet rruga pa të cilën rrug është ndarë fshati nga bota. Është biseduar edhe për rekonstruimin e rrjetit të kanalit në këtë fshat. Në fshatin Bukuroc janë të mbushur të gjitha kanalet për atë pas çdo reshje aj fshat vërshohet nga ujrat. Për atë i është premtuar ndihma e organeve shtetrore rreth zgjidhjes së këtij problemi. Bukuroca ka edhe klub të fudbollit, i vetmi në atë rrethin të cilve nga donacioni i është dhuruar 11 komplete pajise sportive dhe topa.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviqi ka thënë që kryetari i komunës së Preshveës ka shprehur dëshir që në periudhën e ardhëshme të bisedoj për buqësin, veçanarisht për përparimin e fondit të kafshëve dhe hapsirat punuese.

“Ministresha e buqësis Snezhana Bogosavljeviq Boshkoviq do ta vizitoj komunën e Preshveës ku do të bisedoj me banorët për nevojat e tyre personale. Do të gjejmë mënyrën për përparimin në fushën e buqësisë”, ka theksuar Stankoviqi.

Aj ka shtuar që problemi kyç në jug të Sërbisë dhe në funksionimin e mjeteve publike të informimit, si dhe privatizimin e RTV Preshevës dhe RTV Bujanocit. Bisedat rreth mënyrës për funksionimin në të ardhmën e këtyre veq kanë filluar, kurse bisedat do të vazhdohen në fillim të prillit në Beograd.

Burimi: Tanjug, RTS, Danas dhe Trupi koordinues