Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQI FTOI SHQIPTARËT PËR VAZHDIMIN E DIALOGUT

19. qershor 2014.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka ftuar liderët politik shqiptar nga këto komuna që t`i kthehen dialogut me Qeverinë e Serbisë dhe në këtë mënyrë t`i zgjidhin problemet aktuale.

Stankoviqi në tribunën e OK Radios nga Vranja „Sundimi i Ligjit dhe mardhëniet ndëretnike në jug të Serbisë“ ka thënë se pa dialogun e nisur vitin e kaluar nuk ka progres në mardhëniet ndëretnike në këtë hapësira.

-Të gjithë dojmë përparim dhe nuk guxojmë të lejojmë që arsyet vetanake të na ndalojnë në këtë rrugë, ka theksuar Stankoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka strategjinë për këtë hapësirë dhe ka shprehur shpresën që dy vitet e fundit plani të zhvillohet me kapacitet të plotë.

Këtë qëndrim e ka mbështetur edhe zëdhënsi i mbrojtësit të qytetarëve, Robert Sepi i cili ka thënë se ka qëne një dialog i mirë dhe nga monologjet më të mira, duke i ftuar shqiptarët që të përdorin resurset ligjore të cilat i`u qëndrojnë në dispozicion.

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se dialogu i shqiptarëve me Qeverinë e Serbisë është ndërprerë, sepse liderët politik nga këto hapsira pranojnë të bisedojnë vetëm si partner të barabartë, në çka Stankoviq ka replikuar që Serbia rrespekton shqiptarët nga jugu më shumë se sa ligji në to i parasheh.

Tribunën „Sundimi i ligjit dhe mardhëniet ndëretnike në jug të Serbisë“ i ka organizuar OK Radio në kuadër të projektit „Sundimi i ligjit -  të jetojmë si gjithë bota normale“ të cilën ky medium e zbaton në kuadër të projektit „Forcimi i lirisë së mediave“ të Delegacionit të UE-së.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues 

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.