Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQI DHE 24 AMBASADORËT E OSBE- së NË BUJANOC

11. shtator 2013.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq është takuar me ambasadorët e vendeve antare të OSBE- së në Bujanoc, dhe në këtë takim kanë qene të pranishëm edhe liderët politik serb dhe shqipëtar të ktij regjioni.

„Takimi ka kaluar në atmosferë konstruktive, i kemi transmetuar se çka është punuar deri më tash në këtë komuna në fushën e infrastrukturës, arsimit, sigurisë dhe gjitha çështjeve që i përkasin jetës dhe punës së njerzve që jetojn në këtë rajon, ka thënë Stankoviq. Ai ka theksuar që nuk egziston asnjë problem i cili do të mund  të nxis tension në këto vendbanime dhe ka shprehur të priturat që Qeveria e Serbisë në kohën sa më të afërt do ti vazhdoj bisedimet me liderët shqiptar në zgjedhjen e Raportit shtat pikësh i cili është miratuar në qershor.

Stankoviq ka thëne se takimi i paralajmruar mëpar me kryetarin e qeverisë Ivica Daçiq, me liderët shqiptar, siç e kemi theksuar se ndërkoh ka biseduar nënkryetari i parë i Qeveris, Aleksandar Vuçiq dhe ka shpjeguar faktin që kryetari i Qeveris Serbisë ka pasur shumë angazhime në Bruksel dhe se Qeveria e Republikës Serbisë është rikonstruktuar, dhe kjo e ka shtyrë takimin e shqiptarëve të ktyre komunave.

"Do të mundohemi që në periudhën që është para nesh të organizojm atë takim dhe që sëpaku në një temë të fillojm bisedat, nëse në këtë muaj atëherë në muajin tjetër. Ne nuk kemi më kohë të presim që kto biseda të shtyhen “, ka thënë Stankoviq.

 

Ai ka thënë që është e nevojshme, që në praninë dhe shpjegimin e  e gjithë ktyre aktivitetve që i punojm me liderët shqiptar, poshatu edhe me liderët serb, që të kontribojm në zgjidhjen e ktyre problemeve“, që të kemi të qartë në atë se a mbizotron ligji dhe kush e rrespekton, e kush jo.

„Vazhdimin e bisedave e kemi filluar se si pas 12 viteve, do të kishim vendosur masa që kërkesat e shqiptarëve të vendosën në kuadër të kushtetutës, ligjeve të Serbisë dhe konventave ndërkombtare“, ka theksuar kryetari i Trupit Koordinues.

I pyetur se çka e kan pyetur ambasadorët Stankoviq është përgjigjur, se ambasadori i Gjermanisë në OSBE e ka pyetur për strukturat e sigurisë dhe efikasitetin e tyre.

"Ne kemi paraqitur të dhënat se në vitin e kaluar kemi ndaluar 11.500 azilant nga vendet arabe të cilët kanë lëvizur kah Evropa Perendimore.Kemi thënë se kjo është njëra nga rrugët e transportit të drogës, armëve i trafikimit me njerëz, duke i faleminderuar strukturave sigurisë situata është shumë e mirë", tha Stankoviq.

Kryetari i Trupit koordinues ka deklaruar se në takimin nuk janë dëgjuar kërkesat e shqiptarëve nga jugu i shtetit që të përfitojnë të njejtat të drejta si serbët në veri të Kosovës dhe Metohisë.

“Rreth kësaj është i ditur edhe qëndrimi ynë dhe i bashkësis ndërkombtare. Nuk ka asnjë lloj paralele kur është fjala për veriun e Kosovës dhe Metohisë dhe ktyre tri komunave , ka thënë Stankoviq.

Ai mendon që bisedat me liderët shiqptar është në rrugë të duhur drejt zgjidhjes së pyetjeve të hapura.

 

Fotografitë e takimit mund ti shikoni  këtu