Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: VETËM TË BASHKUAR MUND TË LLOGARISIM NË SUKSES

23. maj 2016.

Medvegjë -  Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka thënë se ky organ shtetëror mbështet koalicionet multietnike në këto tri komuna.

Stankoviqi shtoi se përfaqësuesit e partive të ndryshme shqiptare, serbe dhe rome në Bujanoc, në mënyrë të pavarur, pa ndonjë presion nga anash, janë marrë vesh për formimin e pushtetit multietnik lokal, gjë që tregon një shenjë se në jug të Serbisë gjërat po lëvizin.

“Shqiptarët, serbët, romët dhe të tjerët të cilët jetojnë në këtë hapësirë, mund që të mirren vesh që tregon shenjë pozitive që diçka është bërë në periudhën e kaluar në konsolidimin e mardhënieve në mes njerëzve”, ka thënë ai duke shtuar se Trupi Koordinues nuk ka kryer asnjë ndikim rreth kësaj në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse qëllimi ka qenë që liderët lokal sëbashku me banorët të zgjedhin njerëzit të cilët do të udhëheqin këto komuna dhe vet të mirren vesh rreth koalicioneve.

Stankoviq mendon se janë tri gjëra me prioritet të cilat duhet të zgjidhen në Medvegjë, dhe ato janë: Banjë të Sijarinës, miniera Lece dhe fabrikën e peletit.

“Banja e Sijarinës është një ndër resurset më të mëdha natyrore, por ne deri më sot nuk kemi plane për realizimin dhe vendosje në funskion të plotë të kësaj banje, duke pritur që vetqeverisja lokale me të gjitha strukturat kanë propozuar se çka duhet të bëhet për banjën. Trupi Koordinues do të bëj gjithçka që ky projekt të realizohet”, ka deklaruar Stankoviq. Ai ka treguar se pikë së pari duhet të zgjidhet çështja e pronësisë në Banjën e Sijarinës.

“Aty është edhe miniera Lece, firma në të cilën punojnë 300 njerëz dhe e cila siguron kushtet themelore jetësore për një numër të madh të qytetarëve”, ka thënë Stankoviq duke theksuar se kjo minierë duhet të funskionoj në masë të madhe.

Kryetari i Trupit Koordinues si projekt të tretë për rëndësinë e të ardhmes së komunës së Medvegjës paraqet fabrikën e peletit, për të cilën situatë thotë se duhet në mënyrë definitive të zgjidhet, duke përmendur investitorin nga Sllovenia i cili dëshiron që ta marr këtë projekt dhe ta finansoj.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues