Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: TË PARANDALOJMË SHPËRNGULJEN NGA MEDVEGJA

29. janar 2015.

Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dje për herë të parë ka biseduar me udhëheqësin e ri të komunës së Medvegjës, i cili pak kohë më parë është zgjedhur pas vdekjes së papritur të kryetarit të komunës Sllobodan Drashkoviq.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, me këtë rast ka deklaruar se duhet t`a parandalojmë shpërnguljen nga territori i Medvegjës.

Ai pas takimit me udhëheqësit e komunës ka treguar se përshkak të situatës të rëndë ekonomike nga territori i Medvegjës, gjithë e më shumë njerëz shpërngulen dhe për atë është e nevojshme sa më parë vazhdimi i prodhimit të minierës „Lece“, por edhe të hapen edhe lëvizje të tjera.

Rreth 350 minatorë të minierës „Lece“, të cilët punojnë në kompaninë „Farmakom“, janë në grevë që një javë përshkak të mos pagesës së pagave dhe kontributeve.

„Sëpari duhet të ndalojmë shpërnguljen nga këto hapësira, pastaj duhet të krijojmë kushte për kthimin e të zhvendosurve. Kjo do të thotë se urgjentisht duhet të gjendet zgjidhje për problemet ekonomike, për krijimin e vendeve të reja të punës, në këtë mënyrë që njerzit të qëndrojnë, e mëpastaj me përforcimet e investimeve të ndihmojmë që të kthehen ata që kanë shkuar“, tha Stankoviq.

Kryetari i komunës së Medvegjë, Dragisha Petroviq, ka rikujtuar se në muajin e fundit ka ardhur deri te ajo që në Medvegjë pothuajse të mos ketë asnjë të punësuar në prodhim.

„Problemi më i madh për ne është miniera „Lece“, e cila nuk punon dhe ku më shumë se 350 minatorë janë në grevë. Pastaj edhe fabrika e peletit është në njëfar ngecje, ku janë të punësuar 50 punëtorë, kështu që të gjitha aktivitetet prodhuese në Medvegjë janë ndalur. Problemi është se nuk kemi rrugë në tunel, i cili duhet të ndriçohet dhe për këtë kemi kërkuar ndihmën e Trupit Koordinues, gjitha ministrive dhe Qeverisë së Serbisë“, ka thënë kryetari i komunës së Medvegjës, Dragisha Petroviq.

Kryetari i Trupit Koordinues ka premtuar që do t`i njoftoj pjesëtarët e Qeverisë së Serbisë me gjendjen e minierës „Lece“, në mënyrë që të gjindet zgjidhje dhe të filloj prodhimi.

Sipas të dhënurave jozyrtare, në dhjetë vitet e fundit nga Medvegja janë shpërngulur rreth 4.000 banorë. Stankoviq mendon se për këtë e nevojshme që të kryhet regjistrimi valid i banorëve në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ashtu që të mos licitohet me shifra.

 „Në këtë moment për shumë arsye n`а janë të nevojshme të dhënat e sakta rreth numrit të banorëvë në këtë territor. Kjo është përshkak të investimit të shtetit dhe përshkak të mënyrës në të cilën do të mundësohet shkollimi, mbrojtja shëndetësore, penzionet dhe shumë aktivitete të cilat janë të rëndësishme për njerëzit të cilët jetojnë në këto hapësira. Kur këtë dikush t`а kuptoj, do t`i jet e qartë se për çka është e nevojshme të kemi numrin e saktë të banorëve“, ka vlerësuar Stankoviq.

Në takim në ndërtesën e komunës, përveç kryetarit të ri të komunës Dragisha Petroviqit, kanë marrë pjesë edhe zëdhënsi i kryetarit të komunës Florim Sahiti dhe krytari i Kuvendit Komunal të Medvegjës, Goran Ivanoviq.

Burimi: Tanjug, RTS dhe Trupi Koordinues