Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: SERBISË NUK I PARAQET PROBLEM NDIHMA E SHQIPËRISË

21. janar 2014.

Bujanoc- Kryetari i Trupit Koordinues për Jugun e Serbisë, Zoran Stankovic, thotë se për Serbinë nuk paraqet problem që Shqipëria dhe Kosova e Metohia duan të ndihmojnë Luginën e Preshevës, por sipas tij, qëllimi i kësaj ndihme nuk duhet të jetë ndikimi politik. 

„Serbia ka interes të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe përse jo, të ketë edhe projekte ekonomike”, ka thënë ai.

"Unë do të isha shumë i lumtur nëse mjetet më të mëdha do të ndaheshin për ndonjë objekt ekonomik, investim që do të ndihmonte njerëzit nga këto anë të punojnë dhe të realizojnë nevojat e tyre. Nuk jemi kunder atyre që duan të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj zone, natyrisht në frymën e bashkëpunimit rajonal dhe në bazë të konventave ndërkombëtare", ka thënë Staknoviç.

Stankoviç ka theksuar mosëmarrëveshja me shqiptarët ka lindur pas keqkuptimeve për rrjetet e reja të gjykatave, ndonëse ata vet pas takimit me ministren serbe të shëndetësisë e kanë lavdëruar nismën për zgjidhjen e problemeve. 

"Politika e shantazheve nuk është e mirë për askënd. Nësë do të kishim marrëveshje të qarta në këtë kohë që ka kaluar ne do të mund të kishim zgjidhur shumë problem për qytetarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjës", theksoi Stankoviç.

Megjithatë, ky organ i Qeverisë që merret problemin e shqiptarëve vlerëson se dialogu i brendshëm duhet të vazhdojë.  

Qeveria e Serbisë dhe shqiptarët patën nisur bisedimet lidhur me verifikimin e problemeve të shqiptarëve. Por, kjo nismë nuk zgjati shumë, pasi shqiptarët ndërprenë bisedimet të pakënaqur me ofertat që arrinin nga Qeveria.

Burimi : Jugpres dhe Trupi Koordinues