Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: RRETH “GUMOPLASTIKËS”

27. shkurt 2018.

Bujanoc, Beograd – “Qëllimi ynë nuk është që “Gumoplastikën” të bëjmë vend për ndërtimin e ndërtesave për banim dhe për afarizëm, siç dëshirojnë disa, por që në të të gjendet partner strategjik i cili do të investonte në prodhim”, tha Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Stankoviq ka deklaruar se Trupi Koordinues nuk ka ingirenca për kërkimin e partnerëve për “Gumoplastikën”, por mund të siguroj kontakte me institucionet përkatëse shtetërore dhe partnerët potencial.

„Ne në atë kohë kemi marrë obligim që ta ndihmojmë daljen nga falimentimi të “Gumoplastikës”, gjë të cilën ia kemi arritur në vitin 2015. Tani firma është në kompentencë të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa qëndrimi ynë është që kjo ish firmë e fuqishme, përshkak sipërfaqës dhe vendit të cilën e zë në të cilën gjendet, duhet të investoj mjete në teknologjinë e re dhe të siguroj partnerë huaj në mënyrë që të vazhdoj të punoj, por me intesitet më të lartë”, tha Stankoviq.

Shumica e 68 të punësuarve nga një pjesë e kësaj firme në fshatin Kllenikë janë në grevë nga fundi i vitit të kaluar, duke kërkuar ndrrimin e drejtorit Sërbolub Mimitrijeviq, poashtu ata kërkojnë që shteti si pronar më i madh t`i mundësoj programin social.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues