Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: PROBLEMIN ME PLLAKËN PËRKUJTIMORE DO TA ZGJIDHIM NË MËNYRË PAQËSORE DHE TË CIVILIZUAR (VIDEO)

18. janar 2013.

Burimi: Tanjug, RTS / Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha që problemi i pllakës përkujtimore në Preshevë, do të zgjidhet në mënyrë të qetë dhe të civilizuar.

Stankoviq nuk deshi të tregojë se çfarë marrëveshje është arritur në lidhje me pllakën përkujtimore, duke theksuar se Sërbia ka dhënë “propozim shumë korrekt dhe të bazuar në ligj”.

“Sërbia ka ligjet e veta dhe ajo në bazë të tyre do të zgjidhë problemin e pllakës përkujtimore. Kjo ka hyrë në procedurën e rregulltë ligjore të legalizimit. Organet shtetërore kompetente sëbashku me institucionet  e qeverisë lokale do të reagojnë” ka thënë Stankoviq për RTS-in.

Ai theksoi se zyrtarët e Sërbisë janë në kontakt të rregulltë  me autoritet lokale në Preshevë dhe që mardhëniet janë shumë korrekte dhe pa tensione.

Stankoviq ka thënë se flamurin e Republikës së Shqipërisë, të cilën e përdorin shqiptarët në jugun e Sërbisë, nuk është flamuri i pakicës shqiptare dhe  bëri thirrje për një marrëveshje në lidhje me përcaktimin e këtij simboli.

“Kemi rënë dakord që eskpertët e Fakultetit juridik nga fakulteti i Nishit, ku do të marrin pjesë edhe ekspertë nga Tirana, si dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të diskutojnë rreth përdorimit të simboleve nga pakicat kombëtare. Kjo do të organizohet në gjashtë mujorin e parë të vitit”, tha Stankoviq në emisionin  “Po ndoshta Jo” në Radio Televizionin e Sërbisë.