Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: PROBLEMI MË I MADH NË PRESHEVË, BUJANOC DHE MEDVEGJË ËSHTË PAPUNËSIA

24. gusht 2018.

Beograd – Seanca e Kryesisë së Trupit Koordinues, e dyta me rradhë për këtë vit është mbajtur në Pallatin Serbia.

Përveç kryetarit të Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, nënkryetarit të Trupit Koordinues, Sima Gazikaloviq dhe drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues, Danijella Nenadiq, në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, kryetarët e kuvendeve komunale të Medvegjës dhe Bujanocit, si edhe deputeti popullor Nenad Mitroviq.

Në fillim të seancës mediave iu janë drejtuar kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq.

Kryetari i Trupit Koordinues në pyetjen e gazetarit se përse nuk merrë pjesë kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, tha se Arifi nuk ka ardhur në mbledhjen e Kryesisë „sepse siç na ka njoftuar ka obligime në Tiranë“.

„Mbledhja e Kryesisë sëpari ka qenë e caktuar për më 20 korrik dhe atëherë Arifi ka lutur që të shtyhet për arsye personale, gjë të cilën e kemi bërë. Mirëpo, sot kjo nuk ka qenë e mundur“, sqaroi Stankoviq.

Me rastin e qëndrimit të Tiranë dhe takimit me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, Kamberi ka sqaruar se përfaqësuesit politik të shqitparëve nga tri komunat kanë kërkuar angazhim më të madh të Tiranës në çështjen e drejtave të shqiptarëve.

 „Kemi marrë premtime se përmes mekanizmave egzistues Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet për drejtat e shqiptarëve. Gjithashtu, do të duhej që të shqyrtohet edhe mundësia që Shqipëria të krijojë Fond për këto tri komuna, si edhe institucionet e përkohshme të Prishtinës të investojnë mjete“, theksoi Kamberi.

Kryetari i TK-ës, Stankoviq vëri në dukje dhe tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e vizitës në komunën e Preshevës tha se shqiptarët e këtyre tri komunave janë qytetarë të Serbisë dhe problemet e tyre duhet t`i zgjidhin në institucionet e Serbisë.

I pyetur nga gazetarët Kamberi rreth asaj se a mendon ai se tri komunat në jug të Serbisë duhet të bashkohet me Kosovën dhe Metohinë, Kamberi tha se udhëheqësit politikë të shqiptarëve angazhohen që këto tri komuna të shikohen në tërësi, jo vetëm Presheva, po nëse arrihet një marrëveshje për shkëmbimin e territorit. Kamberi theksoi se nuk është arritur ato që i kishim pritur nga bisedimet në 7 pika, të cilat janë ndërprerë dhe se shqiptarët nuk janë të kënaqur me pozitën e tyre. Kryetari i komunës së Bujanocit theksoi se integrimi është një problem që nuk është zgjidhur, si dhe se shqiptarët, për shembull, nuk iu është e lejuar për të blerë kompanitë, duke theksuar shembullin e Industrisë së Duhanit në Bujanoc dhe duke konfirmuar se konkursi është anuluar kur në të është paraqitur një shqiptar, ndërsa punën e ka fituar firma tjetër nga Novi Sadi.

Stankoviq në këtë pyetje dha përgjigje konkrete, duke theskuar se është i bindur se deri tek shkëmbimi i territorit nuk do të vijë dhe tha se pret që bisedimet 7 pikëshe në zgjidhjen e çështjeve të cilat shqiptarët i apostrofojnë si tema të rëndësishme, të vazhdohen në vjeshtë.

„Shqiptarët në këto tri komuna pa probleme blejnë prona dhe firma. Me ndërtimin e Maternitetit Jashtëspitalor në Preshevë janë krijuar kushtet për punësimin e njerëzve, si edhe me ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për kompanitë e vogla dhe të mesme. Nuk është qëllimi që të garohet se kush çka flet, faktet flasin në shembuj se sa shteti deri më tani ka investuar në këto tri komuna. Sigurisht se gjithmonë mundet më mirë dhe rreth kësaj jemi duke u përpjekë“, deklaroi Stankoviq.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, tha se qytetarët e këtyre komunave nuk do të pranojnë të jenë pjesë e Kosovës dhe Metohisë, si edhe deri më tani nuk ka pasur iniciativa të këtij lloji.

 „Komuna e Medvegjës është komuna në Serbi në të cilën serbët dhe shqiptarët kanë bashkëpunim të shkëlqyeshem dhe ne jemi pikërisht shembull i shoqërisë multietnike. Të gjithë sëbashku punojmë dhe merremi vesh“, deklaroi Arsiq.

Stankoviq edhe njëherë theksoi se problemi më i madh në këto tri komuna është papunësia dhe situata e rëndë materiale.

Burimi: Trupi Koordinues