Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: NUK KA PARALELE NË MES SERBËVE NË KOSOVË E METOHI DHE SHQIPTARËVE NË JUGUN E SERBISË

15. gusht 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit zhvillohet pavarsisht dhe se çështja e udhëheqja e vetqeverisjes lokale në jug të Serbisë nuk mund të shihet në konstekstin e bisedimeve në Bruksel.

„Nuk egziston asnjë paralele në mes zgjidhjes së problemeve të serbëve në Kosovë dhe Metohi dhe zgjidhjes së problemeve të funskionimit të vetqeverisjes lokale në tri komunat në jugun e Serbisë – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse kjo është definuar me ligj dhe se shteti i Serbisë në kufijtë e mundësive dhe aftësive të saj bënë gjithçka që kërkesat e udhëheqësisë në këto tri komuna të zgjidhen”, deklaroi Zoran Stankoviq për Radio Europa e Lirë.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka vlerësuar se mardhënia e Serbisë ndaj shqiptarëve në jug është e rëndësishme për pozitën e serbëve në Kosovë dhe Metohi.

Shaip Kamberi tha se “normalizimi i mardhënieve në mes Beogradit dhe Prishtinës do të duhej që të kaloj përmes Preshevës dhe Bujanocit”.

“Mardhënia e shtetit ndaj shqiptarëve të cilët jetojnë në këtë territor është ndihma më e mirë të cilën Serbia ua ofron serbëve në Kosovë dhe Metohi. Kjo është e rëndësishme edhe për stabilitetin e rajonit tonë, por edhe për stabilizimin e mardhënieve shqiptaro-serbe në të ardhmen”, tha Kamberi për Radio Europa e Lirë.