Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ NË MEDVEGJË

5. dhjetor 2012.

Jugpress / Medvegjë-Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë të Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq,  u takua dje në  Medvegjë me përfaqësuesit e "pozitës" dhe "opozitës".

Ai tha se pas takimeve që përfaqësuesit e opozitës dhe partive joparlamentare kanë bërë disa vërejtje në lidhje me shpërndarjen e fondeve të dedikuara për rritjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Kemi pasur vërejtje të caktuara nga ana e një numri të pronarëve të bizneseve të vogla dhe të mesme të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me ndarjen e mjeteve, duke marrë parasysh se vetëm tre firma nga Medvegja kanë fituar shumën prej 8 milion dinarë. Jemi dakorduar se nëse ka lëshime, dhe nëse ato vërtetohen, personat  kompetentë të sankcionohen. Për vitin e ardhshëm janë siguruar 60 milion dinarë mjete për ndërmarrje të mesme dhe të vogla.Vendkalimet që ekzistojnë në territorin e Medvegjës, të jenë jo vetëm vendkalime për njerëz por ato të jenë edhe vendkalime ku do të kryhen punët doganore, nuk do duhej që një kamion nga Medvegja të shkojë nëpërmes Konçulit, gjegjësisht nëpërmes Merdarës, por ky vendkalim të aftësohet për funksionim. Për nevojat e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë janë ndarë 5.5  milion dinarë për përmirësimin e kushteve. Ne gjithashtu do të flasim për faktin se këto ndërtesa të kualifikohen për funksionimin më të mire. Ka pasur ankesa në zgjedhjet e fundit. Organet kompetente duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur mbi kërkesat e paraqitura nga njerëzit.

Siç njoftoi Stankoviq një pazar i ofertave të biznesmenëve në  Medvegjë duhet të organizohet  së shpejti në mënyrë që investitorët vendas dhe të huaj mund të njohin  potencialin e zones. Ai vuri në dukje se problemet e Medvegjës ishin të ngjashme më të gjitha vendet "margjinale" në Serbi, duke filluar nga emigracioni deri te investimet të pamjaftueshme. Prioritet i qeverisë  duhet të jetë investimi  në këto rajone përfundoi Stankoviq.