Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: META ASNJËHERË NUK E KA PËRMENDUR KOSEVËN E METOHINË NË MEDVEGJË

29. nëntor 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka demantuar shkrimet e protalit Preshevajone se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me rastin e vizitës së Medvegjës “i ka dëshiruar Beogradit që në të ardhmen të sjellë “vendimin e drejtë” dhe të njohë Kosovën”.

Stankoviq tha se nuk dëshiron që të komentoj shkrimet e këtij portali, siç thotë ai trillon lajme.

“Asnjë moment presidenti i Shqipërisë nuk ka përmendur Kosovën e Metohinë në asnjë kontekst. Gjatë qëndrimit ka faleminderuar se në këtë vizitë të mirë ka folur edhe për epokën e re dhe avansimin e mardhënieve të dy vendeve, si edhe mardhënieve të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Stankoviq.

Presidenti i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, theksoi se ka qenë nikoqir i Metës dhe se tërë kohën ka qenë në prani të vizitës së tij.

„Kam qenë me Metën nga momenti kur ka kaluar kalimin në Mutivodë, mëpastaj në konferencën për gazetarë, gjatë vizitës në Banjë të Sijarinës, në drekë me këshilltarët serb dhe shqiptar të komunës së Medvegjës, si edhe gjatë vizitës në shkollën fillore në fshatin Tupallë”, tha Stankoviq.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues