Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: MË SHUMË SE 600 NXËNËS SHQIPTAR MËSOJN GJUHËN SERBE SI GJUHË JO AMTARE

21. shtator 2018.

Bujanoc - Kryetari i Trupit koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat  Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë  Zoran Stankoviq vizitoi komunën e Bujanocit dhe përveç takimeve të shumta vizitoi edhe shkollën fillore "Naim Fraseri" në të cilën realizohen mësimet për avancim të gjuhës serbe si gjuhë jo amtare për fëmijët shqiptarë.

"Fëmijët treguan  njohje të dukshme të gjuhës serbe. Premtuam që  do të organizojmë një vizitë në Beograd për ata, ku do të kenë aktivitete të ndryshme kur ata të caktojnë kohën, "shpjegoi Stankoviqi. Përndryshe, projekti për avancimin e mësimit të gjuhës serbe, në të cilin proces mësimor janë  përfshirë dhe asistentët u iniciua nga Trupi Koordinues në partneritet me ministrinë e arsimit dhe me mbështetjen e BE-së, si dhe grupit 484 nga Beogradi. Gjashtë asistentë janë radhitur  në katër shkolla -  në Bujanoc, Tërnoc të Madh, Preshevë dhe Oraohovicë, ndërsa programi realizohet gati pesë vjet.

Në programin e këtij viti shkollor në mësimin e gjuhës serbe si gjuhë jo amtare janë përfshirë 600 fëmijë në shkollat në gjuhën shqipe në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Burimi: Politika dhe Trupi koordinues