Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ KA VIZITUAR ZONAT E RREZIKUARA NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

15. janar 2021.

Medvegjë - "Situata në komunën e Medvegjës është shumë e keqe," tha Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pasi vizitës së terrenit në Sijarinska Banjë dhe Ravna Banjë.

Reshjet kanë shkaktuar një kolaps të vërtetë në shumicën e bashkësive lokale. Ndërprerja e energjisë ka prishur disa operatorë celularë. Komunikimi brenda komunës është jashtëzakonisht i vështirë.

Autoritetet e elektrodistrubicisë në Medvegjë thonë se ekipet janë vazhdimisht në terren, se ata kanë marrë ndihmë nga komunat fqinje dhe po bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të normalizuar situatën aktuale.

“Ne vizituam terrenin me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale. Dëmi është, mbi të gjitha, në objektet e infrastrukturës. Dy ura u shkatrruan plotësisht, qarkullimi për në fshatra u ndërpre  dhe 7 deri në 8 ura të tjera u dëmtuan," tha Stankoviq.

Komuna e Medvegjës shpalli gjendje të jashtëzakonshme më 12 janar për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve, të cilat çuan në ndërprerje të energjisë në pjesën më të madhe të komunës, dëmtim të infrastrukturës rrugore lokale dhe dëme në sistemet e ujit të pijshëm në Sijarinska Banja për shkak të përmbytjes së puseve.

"Ne do t'i dërgojmë shkresa Qeverisë së Republikës së Serbisë, ministrive dhe EPS në mënyrë që të na ndihmojnë të riparojmë dëmet në tokë dhe të dërgojmë ekipe të EPS sa më shpejt të jetë e mundur për të ndihmuar degën e Elektrodistribucionit në Medvegjë," tha kryetari i komunës së Medvegjës Nebojsha Arsiq.


Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues