Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ KA DHURUAR ARTIKUJ DHE ÇANTA SHKOLLORE FATOSAVE NË ZHBEVAC DHE LUÇAN

5. shtator 2019.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për komunë Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq ka nda artikuj dhe çanta shkollore për fatosat në shkollat “Dragomir Trajkoviq” në Zhbevac dhe “Sami Frashëri” në Luçan.

Trupi Koordinues për të 11-in vit radhazi siguroi pajisje shkollore falas për të gjithë fatosat në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës – gjithsej 849, nga 50 më pak se në vitin e kaluar.

Në dy shkollat e përmendura në komunën e Bujanocit, Stankoviq u prit nga 23 fatosa- 10 në Zhbevac dhe 13 në Luçan.

Pas shpërndarjes së pajisjeve shkollore dhe çantave të vegjlit nuk e larguan buzëqeshjen nga fytyrat e tyre. Drejtori i shkollës në Luçan, Qemal Beqiri, informoi Stankoviqin për problemet me të cilat përballet shkolla në fillim të vitit shkollor - mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, ditaret dygjuhëshe, por edhe gjendjes së objektit të shkollës.

"Në sigurimin e librave shkollorë për fëmijët që mësojnë gjuhën shqipe është punuar intensivisht në të kaluarën dhe do të vazhdojmë të punojmë. Tekstet shkollore vonohen për shkak të vonesës së Këshillit Kombëtar Shqiptar me dorëzimin e teksteve shkollore që do të bëhen. Megjithatë, plani është që fëmijët të marrin 18 libra gjatë vitit. Pritet pëlqimi i autoriteteve kompetente për futjen e librave shkollorë në mësimdhënie dhe procedura të tjera të rregullta, ndërsa fondet janë siguruar", tha Stankoviq.

Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Trupi Koordinues do t'i kushtojë vëmendje të veçantë eleminimit të mangësive infranstrukturore dhe teknike në shkolla.

"Ne po flasim për hyrjen e shiut në objekte, përmirësim të efikasitetit të energjisë, blerje të mjeteve mësimore, ne po flasim për shkolla që janë shkatërruar, ku disa gjëra nuk i kanë për 40 vjet. E gjithë kjo është diçka për të cilën ne kemi punuar ndryshe dhe që do të vazhdojë me dinamikë edhe më të mirë”, tha Stankoviç.

Drejtorët dhe arsimtarët nga shkollat ​​në Zhbevac dhe Luçan falënderuan Trupin Koordinues në emër të tyre, por veçanërisht në emër të prindërve të fëmijëve, për të cilët sigurisht ka qenë e mirëpritur kjo lloj ndihme.

Në gëzimin e fëmijëve, artikuj shkollor dhe çanta nuk kanë qenë gjërat e vetme që i kanë fituar.

Përkatësisht, ish-trajneri i kombëtares së futbollit serb, dhe tani pronar i klubit të futbollit "Mungosi" nga Beogradi, Aca Kovaçeviq, dhuroi tutat dhe çanta sportive për fatosat e shkollës në Zhbevac.

Tutat nga Trupi Koordinues i kanë marrë edhe nxënësit e shkollës fillore në Luçan, ndërsa Federata për Sportin Shkollor e Serbisë iu ka dhuruar maica.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues