Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: JUGU I SERBISË QENDRORE NUK KËRCËNOHET NGA KONFLIKTI I ARMATOSUR

12. shtator 2018.

Beograd - Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues për jugun e Serbisë qendore, ka thënë se kjo pjesë e Serbisë nuk është e kërcënuar nga konflikti i armatosur dhe se strukturat e sigurisë shumë mirë kryejnë detyrat e tyre pavarësisht nga fakti se, siç tha ai, "non-stop paralajmrohet luftë në atë mjedis".

"Unë kategorikisht deklaroj se kjo nuk do të ndodhë", tha Stankoviq për "Vecernje Novosti", duke komentuar mbi situatën dhe rritjen e tensioneve në publik pas lajmit se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë kërkuar që kuvendi në Prishtinë të miratoj një rezolutë për të mbështetur kërkesën e tzre për t'u bashkuar me Kosovën dhe Metohinë.

Ai theksoi se ata të cilat potencojnë fjalët për bashkangjitje bazohen në referendumin ilegal të v.1992 dhe se të njejtën kanë humbur zgjedhjet në këto tri komuna.

„Populli i ka treguar se çka mendon rreth asaj. Ndërsa kjo pasiguri e cila potencohet në media sjellë dëmtim, sepse ndalon ardhjen e investitorëve të cilët kërkojnë stabilitet politik dhe të sigurisë“, tha Stankoviq.

Ai theksoi se edhe çështja  e këtyre tri komunave nuk do të jetë temë e bisedimeve në Bruksel.

"Disa thonë se atë do ta kërkojnë, por ne e dimë se nuk është ajo dhe nuk do të jetë temë e bisedimeve", tha Stankoviq.

Teksti i plotë i intervistës është në dispozicion në

http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/politika/aktuelno.289.html:748938-Zoran-Stankovic-Gubitnici-zovu-na-rat-i-otcepljenje

Burimi: Vecernje Novosti dhe Trupi Koordinues