Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: ËSHTË MIRATUAR VIZITA E PRESIDENTIT TË SHQIPRISË NË MEDVEGJË

24. nëntor 2017.

Beograd, Medvegjë – “Organet shtetërore të Republikës së Serbisë kanë miratuar vizitën dyditore në Medvegjë të presidentit të Shqiprisë Ilir Meta, e cila është paralajmruar për 26 dhe 27 nëntor, si një vizitë private”, ka deklaruar kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

„Presidenti i Shqiprisë vjen në një vizitë private, rreth së cilës janë njoftuar dhe të cilën e kanë miratuar organet shtetërore. Kryetari i komunës së Medvegjë, Nebojsha Arsiq dhe unë do ta presim atë në pikën administrative në Mutivodë”, deklaroi kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq.

Stankoviq shtoi se ndihmësja e kryetarit të komunës së Medvegjës, Leme Gjema, e ka njoftuar se presidenti i Shqiprisë ka kërkuar takim joformal vetëm me këshilltarët shqiptar dhe serb në Kuvendin Komunal të Medvegjës “me qëllim për të treguar se serbët dhe shqiptarët mund të jetojnë sëbashku.

Nga Leme Gjema, Stankoviq ka mësuar se gjatë qëndrimit të presidentit të Shqipërisë nuk pritet ardhje e organizuar në Medvegjë e shqiptarëve nga Presheva dhe Bujanoca, "as nga asnjë anë tjetër".

Burimi: Beta, Politika, Blic dhe Trupi Koordinues