Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: E PRESIM PROPOZIMIN E SHQIPTARËVE PËR FLAMURIN DHE STEMËN

29. nëntor 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjës, Zoran Stankoviq deklaroi se shteti më herët ka ofruar shqiptarëve në jug të Serbisë që të bëjnë simbolet e tyre nacionale, por se përgjigje për këtë ofertë ende nuk ka.

„Ne kemi ofruar pakicës nacionale shqiptare që ata t`i bëjnë simbolet e tyre nacionale të cilat duhen të dallohen nga ato në shtetin amë. Për fat të keq, deri tek kjo nuk kemi ardhur”, tha Stankoviq.

„Detyra jonë në periudhën e ardhshme është këtë ta realizojmë në mënyrë të drejtë dhe vet ata t`i propozojnë simbolet e tyre nacionale, këtë ta bëjnë dhe në këtë mënyrë këtë çështje ta heqin nga rendi i ditës”, shtoi Stankoviq me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurin në komunat Preshevë dhe Bujanoc.

Burimi: Tanjug, beta, FoNet, Politika, Danas dhe Trupi Koordinues