Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ: DO T`I SHQYRTOJMË KËRKESAT E PRESHEVËS DHE NDIHMËN NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE

14. mars 2018.

Preshevë – Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka vizituar komunën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit e vetqeverisjes lokale dhe për herë të parë pas zgjedhjeve ka biseduar me përfaqësuesit e kësaj komune.

Zoran Stankoviq bashkëbiseduesve i ka premtuar se Qeveria e Republikës së Serbisë do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e komunës së Preshevës dhe ndihmën në zgjidhjen e problemeve. Stankoviq ka theksuar se pret ndarjen e buxhetit të Shërbimit të Trupit Koordnues, i cili do të jetë me vlerë prej një milionë eurove.

„Kemi biseduar rreth problemit me tekstet shkollore të cilat duhet të sigurohen për vitin e ardhshëm shkollor. Në bisedat të cilat janë zhvilluar në Ministrinë e Arsimit, në mes përfaqësuesve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, është dakorduar që në kohën më të afërt Këshilli të propozoj tekstet shkollore për përkthim për fillimin e vitit të ardhshëm”, tha Stankoviq në Preshevë.

Siç theksoi ai, është e nevojshme që të bëhet pjesë e madhe administrative për kërkesat e komunës së Preshevës, duke shtuar se pret që komuna deri nesër të dorëzoj Trupit Koordinues të gjitha kërkesat Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë.

„Shpresojmë”, siç ka theksuar ai “që deri nesër t`i marrim të gjitha kërkesat dhe se kjo do të ishte një bazë kryesore për sigurimin e mjeteve për funksionalizimin e sistemeve tjera në komunën e Preshevës. Shpresojmë që edhe këtë vit mjetet e Trupit Koordinues do të kenë vlerë prej një milionë eurove dhe se këto t`i ndihmojë vetqeverisjes lokale. Kemi biseduar edhe në lidhje me hapjen e njësisë gjyqësore në Preshevë dhe hapjen e kalimit kufitar në Miratoc. Presim që dy shtetet t`i sigurojnë kushtet që kjo pikë kufitare me Maqedoninë të hapet”, shtoi Stankoviq.

Komuna e Preshevës nga zgjedhjet e dhjetori ka qeverinë e re dhe pas shumë kohëve në Kuvendin Komunal është edhe koalicioni i partive serbe “Aleksandar Vuçiq – për Serbinë e Bashkuar”, e cila ka kaluar censuzin dhe ka fituar dy mandate për këshilltar.

Burimi: Tanjug  dhe Trupi Koordinues