Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ DHE VOLLEBEK NË LOKACIONIN E RI TË FAKULTETIT EKONOMIK NË BUJANOC

31. janar 2013.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, bëri të ditur se në mars do të fillojë ndërtimi i ndërtesës së paraleles së Fakultetit ekonomik, e cila do të duhet të përfundojë në tetor të këtij viti.

 “Trupi Koordinues për këtë projekt ka ndarë 16 milionë dinarë, ndërsa EU PROGRES ka siguruar edhe 20 milionë të tjera”, ka deklaruar Stankoviq.

„Kryetari i Trupit Koordinues me Komisionerin e Lartë për pakica të OSBE-së, Knut Vollebekun, kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin dhe dekanin e Fakultetit ekonomik nga Subotica Nenad Vunjakun, kanë vizituar lokacionin, në të cilin do të fillojë ndërtimi i objektit të Fakultetit ekonomik.

„Do të publikohet tenderi për projektin kryesor për ndërtimin e objektit të paraleles së Fakultetit ekonomik të Suboticës. Në mars do të duhet të fillojë ndërtimi i 1480 metrave katror të ndërtesës, në të cilën do të vendosen studentët e këtij fakulteti„ ka thënë Stankoviq.

„Ky projekt i jep shpresë këtij rajoni dhe është shembull i vërtetë se si duhet të jetë bashkëpunimi mes intitucioneve lokale dhe qendrore“ ka thënë Vollebek dhe shpreson se ky do të jetë model edhe për zgjidhjen e problemeve të tjera. Me këtë konstatim është pajtuar edhe zëvendësja e shefit të misionit të OSBE-së në Sërbi, Pola Tide, e cila mori pjesë në vizitën e lokacionit të paraparë për ndërtimin e ndërtesës së paraleles së Fakultetit ekonomik nga Subotica.

Vollebek paralajmëroi se tetori vjen shpejt por edhe beson që ndërtesa do të ndërtohet brenda afatit të parashikuar, sepse deri tash është bindur se më punën e përbashkët të autoriteteve lokale dhe qendrore është e mundur edhe mrekullia të bëhet në Bujanoc.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, tha se shpreson që gjithçka do të shkojë sipas planit, ashtu edhe siç është paraparë dhe që deri në fillimin e vitit të ri shkollor 2013/2014 do të ndërtohet ndërtesa e fakultetit. Ai theksoi që ambiciet janë që në atë vend të mos ndërtohet vetëm një, por disa fakultete. Arifi është i bindur se të hollat për këtë projekt do të sigurohen dhe se gjithçka do të përfundojë ashtu siç është planifikuar.

Dekani i Fakultetit ekonomik nga Subotica, Nenad Vunjak mendon se është e domosdoshme të sigurohet hapësira adekuade në Bujanoc për paralelen e fakultetit, sepse në vjeshtë do të regjistrohet gjenerata e tretë e studentëve. Vunjak theksoi rëndësin e projektit dhe shtoi se tani mësimi mbahet në dy lokacione.

Vizitës së lokacionit i kanë paraprirë edhe një mori takimesh të Krytarit të Trupit Koordinues me kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe takimi me kryetarin e Këshillit nacional Shqiptar.

„Qeverisë së Sërbisë dhe Trupit Koordinues, autoritetet lokale nuk i kanë dërguar kurrnifarë kërëkese zyrtare në lidhje me lapidarin e hequr nga Presheva“, ka thënë Stankoviq pas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafën, dhe shpjegoi se nëse një kërkesë e tillë arrin nëpërmes rrugës së rregulltë, qeveria do të reagojë ndaj saj në përputhje me ligjin.

Kryetari i Trupit Koordinues ka deklaruar se edhe autoritet lokale në Preshevë nuk kanë kërkuar kthimin e lapidarit, si dhe të vetmën kërkesë në formë të shkruar që  e ka marrë nga liderët politik shqiptarë në atë qytet ka qenë kërkesa për ndërtimin e zonës industriale në atë qytet në 18 hektarë, për të cilën është e nevojshme të ndahen 1,8 milionë euro.

„Me kryetarin e komunës së Preshevës kam biseduar edhe rreth përfundimit të ndërtesës së maternitetit dhe hapjes së kalimit kufitar me Maqedoninë ashtu që banorët e Miratovcit dhe Strezovcit, të cilët e punojnë tokën, e cila gjindet në territorin e Sërbisë apo të Maqedonisë do të munden pa pengesa të shkojnë në arat e veta“ ka theksuar Stankoviq“.

„Në takim me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, kanë biseduar rreth problemeve në atë këtë komunë, si borxhet e mëdha dhe bllokimi i llogarisë së ndërmarrjes publike Komunalia“, ka deklaruar Stankoviq dhe theksoi se është takuar edhe me Galip Beqirin, kryetarin e Këshillit nacional Shqipar, me të cilin ka biseduar për zgjidhjen e çështjes së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Kjo vizitë pune në Preshevë e Bujanoc ka përfunduar me takmin me Komisionerin e Lartë për pakica të OSBE-së, Knut Vollebekun, ku mes të tjerash është biseduar edhe për çështjet e simboleve nacionale të pakicës shqiptare.