Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIQ DHE ORGANET KOMPETENTE SHTETËRORE KANË VIZITUAR NË MEDVEGJË FAMILJET TË CILAVE BAGËTITË JANË PREKUR NGA SËMUNDJA „GJUHA E KALTËR“

16. shtator 2014.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, i shoqëruar me kryeshefin e Repartit për Mbrojtje Shëndetësore të Kafshëve të Ministrisë së Bujqësisë, Budimir Pallvshiqa, kryetarin e komunës së Medvegjës Sllobodan Drashkoviq, përfaqësuesin kompetent të veterinarisë së Nishit dhe Lebanit dhe inspektorin e veterinarisë, kanë vizituar familjet të cilave kopetë e deleve i`u janë prekur nga sëmundja e „gjuhës së kaltër“.

Stankoviq me ketë rast ka thënë se në këtë komunë më shumë se 50 përqind e banorëve të aftë për punë mirren me blegëtori dhe bujqësi dhe se sëmundja e „gjuhës së kaltër“ te kafshët e cila është në nivel të lartë do t`ia vështirësoj jetën njerëzve, sepse ata nga blegëtoria jetojnë.

 „Do të krijojm informacionin të cilin do t`ia prezentojmë ministrisë kompetente dhe Qeverisë së Serbisë se çka është bërë ndërmarrë deri më tani. Do t`i propozojmë se si t`i ndihmojmë këtyre njerëzve, jo vetëm në kompenzim të dëmit material, por edhe për masat të cilat janë të nevojshme për shërimin e kafshëve të tjera“, ka thënë Stankoviq dhe ka theksuar se është fjala për komunën e cila i takon komunave të varfura dhe të pazhvilluara. Autoriteteve do ti jepen sygjerimet e shërbimeve profesionale nga terreni. Ai shpreson që Qeveria do të bëj gjithçka, në kuadër të mundësive që janë në dispozicion, ti ndihmojë këtyre banorëve dhe t`ia lehtësojë jetën pas situatës së ndodhur.

„Kjo nuk është e vetmi dëm i cili ka goditur Medvegjën“, tha Stankoviq. „Kjo komunë ka pësuar gjat këtij viti edhe disa dëme të mëdha nga të reshurat dhe përmbutjet“.

Kryeshefi i repartit për mbrotje të shëndetsore të kafshëve në Ministrinë e Bujqësisë, Budimir Pllavshiq, ka thënë se ky është rasti i parë që sëmundja „gjuha e kaltër“ pas 12 vite kur edhe kemi pasur një rast në vitin 2002, në Zubin Potok në Kosovë dhe Metohi, mirëpo prej atëherë rregullisht është bërë kontroll ndaj kësaj sëmundjeje.  

„Shërbimi i Veterinarisë është organizuar që në korrik kur kjo sëmundje është shfaqur te kafshët në vendet fqinje në Greqi, Maqedoni dhe Bullgari. Prej atëher kemi filluar të kryejm kontrolle në kufijtë, egzaminimin serologjik, entologjik virusal dhe kemi ngritur gadishmërit e shërbimeve veterinarike“, ka thënë Pllavshiq. Këtë javë sëmundja është lajmëruar edhe në Rumuni, ndërsa raste individuale janë regjistruar në Kurshumli, Vlladiçin Han, Trgovishtë, Bosilegrad, Bella Pallankë, Pirot dhe Dimitrovgrad.

Pllavshqi ka sqaruar se është e nevojshme të dihet së numri i të prekurve nga kjo sëmundje është relativisht i madh, por vdekshmëria është e vogël, dhe për këtë arsye nuk është shpallë epidemi por si territor i rrezikuar në të cilin zbatohen kontrolle dhe masa preventive. Më e rëndësishme është kontrollimi i insekteve ashtu që të ndalohet përhapja e sëmundjes.

 „Duhet përmendur që sëmundja „gjuha e kaltër“ është e karakterit sezonal, e cila lajmërohet përgjat verës dhe vjeshtës së hershme ndërsa humb gjat ardhjes së ditëve të ftohta. Lajmërimi dhe përhapja e saj është e lidhur me faktorët ekologjik me të sasitë e të reshurave, lagështinë e lartë dhe temperaturat të cilët favorizojnë formimin e insekteve, vektorëve të kësaj sëmundjeje. Ky vit ka qenë jashtëzakonisht i përshtatshëm për formimin e këtyre isekteve, përshkak edhe është lajmëruar edhe numër i madh i rasteve në vendet fqinje. Sëmundja është prezente edhe në territorin e Kosovës dhe Metohisë“, ka sqaruar Pllavshiq.

 „Sëmundja, për fat të mirë me kohë është vërejtur“, ka thënë Pllavshiq dhe ka shtuar se në Serbi nuk egzistojnë vaksian kundër sëmudnjes së gjuhës së kaltër dhe kjo mbetet që organet kompetente ta shqyrtojnë mundësinë e importit të vaksinave.

Familja Zhivkoviq nga Medvegja ka frikë se çka do të ndodhë me kafshët e saj sepse deri më tani kanë ngordhur pesë nga tridhjetë dele.

„Nga bagëtitë jetojmë. Për neve kjo është katastrofale dhe kemi frikë së çka do të ndodhë me kafshët tjera“, thotë Mirko Zhivkoviq.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq ka thënë së banorët e kësaj komune presin nga shteti ndihmë dhe kompenzimin e dëmeve për kafshët e ngordhura dhe ndihmën në mjetet për shkatrrimin sistematik të mushkonjave të cilat bartin sëmundjen,

„Nga 9.000 frymë, çka është edhe gjithsej numri i bagëtive në komunën e Medvegjës, 5.000 janë dele, ndërsa janë shëruar edhe trajtuar preventivisht rreth 2.500 frymë“, tha Drashkoviq.

Stacioni i Veterinarisë në Leban është e qasur në terren me katër ekipe dhe ato kanë kryer prospekcionin e terrenit, ndërsa vezhgim aktiv ka në 31 vende banuese, rrespektivisht në 230 familje me 3.162 kafshë.

Në 29 vendbanime, në 90 familje, janë trajtuar 2.547 dele dhe 82 frymë lopë. Kanë ngordhur 30 dele.

Instituti specialistik i veterinarisë i Nishit, ka kryer dezinfektimin e të gjithë 19 shtëpive në të cilat është paraqitur sëmundja, sipas urdhërit të ispekcionit të veterinarisë.

Burimi: Trupi Koordinues