Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIÇ VIZITOI VENDBANIMIN ROM TË BANJSKËS

21. shtator 2018.

Bujanoc - Kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq vizitoi vendbanimin rom të Banjskës i cili ka probleme me furnizimin e ujit të pishëm  dhe të kanalizimëve.

"Problemi është shumë kompleks dhe delikat, dhe nevojitet një sasi e konsiderueshme parash për zgjidhjen e tij. Është e nevojshme të ndërtohet fabrika për përpunimin e mbetjeve të ujit, ndërsa për këtë duhen disa miliona  euro, "tha Stankoviq.

Kryetari i Trupit koordinues theksoi se ndërtimi i fabrikës do të zgjidhte problemin e ujërave të zeza dhe kanalizimit për të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit.

"Prandaj, ne kemi rënë dakord për të nisur iniciativa në nivelin e qeverisjes vendore për përgatitjen e dokumentacionit të projektit për fabrikën e ujit.Kur dokumentacioni është i gatshëm dhe dhe të miratohet projekti ideor të kërkohet nga shteti dhe bashkësia ndërkombëtare me  forcat e përbashkëta  të sigurohën mjetet për realizimin e këtij projekti që do të zgjasë disa vjet, "tha Stankoviq.

Burimi: Trupi koordinues