Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIÇ: SHTETI DUHET TË KETË PLANE PËR FIRMAT TË CILAT NUK PUNOJNË

13. shkurt 2013.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues për jug të Sërbisë Zoran Stankoviç deklaroi sot në Bujanoc që shteti duhet të ketë disa  plane të caktuara për rimëkëmbjen e  të gjitha ndërmarrjeve të cilat në këto komuna nuk punojnë, për të filluar prodhimin, ndërsa njerëzve ti sigurohet punësim.

Stankoviç, pas një vizite në ndërmarrjen për prodhimin e plastikës “GUMOPLASTIKA”, tha se problemi do të zgjidhet në atë mënyrë  që shteti mund të vendosë për  ndërprerjen e falimentimit të asaj ndërmarrje.

"Ne duhet të ndërmarrim diçka ​​që kjo hapsirë e madhe të mos" mbetet" bosh dhe potencialin që  ka " GUMOPLASTIKA " të përdoret për rritjen e punësimit në këtë rajon", tha Stankoviç, duke shtuar se pas bisedës me njerëzit që drejtojnë këtë ndërmarrje dhe  pushtetin lokal qeverisë do ti paraqes zgjidhje të caktuara.

Stankoviç edhe një herë vuri në dukje numërin e vogël të  propozimeve konkrete për rimëkëmbjen  e ndërmarrjeve, që  të dalin  nga kjo situatë në të cilën njerëzit nuk punojnë, hapësira dha makinerit po shkatërrohen,dhe nuk ka asnjë rezultat konkret për punësim.

Ai tha se pret që pas këtyre bisedimeve do të iniciohen aktivitete konkrete dhe  do të sjellin   njerëz të rinjë të cilët do të mundësojnë që këto firma të jenë  fitimprurëse dhe të ofrojnë vende pune për njerëzit në Bujanoc.

Burimi: Tanjug