Arkiva e lajmeve
                   

STANKOVIÇ:SA MË PARË TË ZGJIDHËT QËSHTJA E LISTAVE ZGJEDHORE (VIDEO)

13. shkurt 2013.

Kryetari i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Sërbis per komunat Preshevë,Bujanovc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç po qëndron në vizit dy-ditore në komunat Preshevë  dhe Bujanovc.

Stankoviç bisedoi me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën rreth problemit i cili  u shfaq si pasoj e përdorimit te qirilicës në librat amëz, listat zgjedhore dhe në vendvotime në komunat në të cilat jetojnë Shqiptarët.

 

 

Kryetari i Trupit Koordinues tha se përfaqsuesve te institucioneve lokale iu tregoi se përdorimi i gjuhës dhe shkrimit nga ana e pakicës nacionale shqipëtare është e rregulluar me ligj dhe që deri sot nuk ka pas asnjë arsye që të gjitha të drejtat që kan shqipëtarët  të mos rrespektohen deri në fund. Ai tha se mesiguri ka patur ndonjë problem teknikë dhe  që këto te drejta nuk jan shfrytëzuar.

Sipas fjalëve të Stankoviçit ne mbledhje u diskutua edhe për përfundimin e repartit te maternitetit në Preshevë dhe paralajmëroi për aktivitetet e Trupit Koordinues në fushën e ekonomisë dhe stimulimin e ndërmarrjeve në komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Siç tha Stankoviç të hënën, 18 Shkurt do të jenë të përgatitura dokumentacionet për përfundiminin e fazës së dytë të ndërtimit të maternitetit, për të cilën deri tani jan siguruar 30 milionë dinarë, por që nevojitën edhe 20 milion dinar në mënyrë që ajo  të kryhët  përfundimisht.

 “Një herë në muaj në  këto tri komuna do të mbahen takime në të cilat do të analizohën

se a jan kryer punët për të cilat jan marrë veshë, por edhe për të përcaktuar planet dhe objektivat e reja”duke shtuar se qëllimi i vizitës së kufirit ne fshatin Miratovc,ne drejtim te Maqedonis, ishte që  të intesifikoj hapjen e këtij vendëkalimi lokal.

"Serbia ka përfunduar pjesën e vet në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe presim që edhe pala  maqedonase të bëj të njejtën, në mënyr që njerëzit të cilët jetojn këtu të mos udhëtojn në pjesën tjeter për të  punuar fushat e tyre dhe për të vizituar tëafërmit,"shpjegoiStankovic.

Stankoviç pas vizites së kalimit kufitar u takua me qytetarët e fshatit Miratovc dhe gjat bisedimeve me ta u njoftu për problemet që kan. Njëri ndër problemet është edhe mungesa e ujit te pijëshëm,dhe banorët e kan iden rreth realizimit të këtij projekti i cili kushton 600 mijë euro por që jan të gatëshëm në bashkëpunim me shtetin të investojn për të zgjidhur problemin.

"Ne biseduam në lidhje me funksionimin e fshatit, ligjërimet në shkollën e fshatit, si dhe sigurimin e kushteve më të mira për fermerët", ka thënë Stankoviç, duke shtuar se takime të tilla do të mbahen  rregullisht.

Pas kësaj, Stankoviç vizitoi komunitetit lokal  në Cakanovc dhe ka folur me qytetarët për papunësinë, Infarstruktura dhe probleme të tjera të përditshme.

“Kemi folur për problemet që e shqetësojn një njeri të thjesht në fshatë dhe si të ndihmojmë në përmirsimin e cilësis së jetës së qytetarëve të këtij fshati tha Stankoviç.

Kryetari  i Trupit Koordinues vizitoi edhe kompanin “Gumoplastika” dhe bisedoi me udhëheqësin  e saj, dhe pastaj me përfaqësuesit e “Bivodës”

Lajmi: Trupi Koordinues