Arkiva e lajmeve
                   

STAFONOVIQ: SHTETI NUK DO TË LEOJ PARAQITJEN FIKTIVE TË SHQIPTARËVE NË JUG TË SERBISË

31. korrik 2018.

Beograd - Nebojsha Stefanoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i brendshëm i Republikës së Serbisë, theksoi se shteti po bën gjithçka që t'u mundësojë njerëzve që jetojnë në Medvegjë ose Bujanoc të kenë drejtat duhura dhe forcë ekonomike të mos i lënë këto komuna, por gjithashtu nuk do të lejojë regjistrimin fiktiv.

I pyetur në një konferencë shtypi, se çka  bën policia që të pengojë shqiptarët e Kosovës që të blejnë gjithnjë e më shumë prona në jug të Serbisë, dhe më këtë e ndryshojnë pamjen demografike, Stefanoviq tha se ka një pjesë të shtetasve tanë të nacionalitetit shqiptar që po përpiqen të krijojnë një pasqyrë të rrejshme të pranisë së tyre.

"Ata nuk jetojnë në këto komuna, por në Kosovë dhe Metohi dhe ata përpiqen që të paraqitne ë në disa komuna për të ushtruar disa të drejta votimi në nivel lokal, me qëllim që të krijojë iluzionin e shumicës në ato komuna. Ajo që bëjmë dhe ajo që është në juridiksionin tonë, është t'u mundësojmë të gjithë qytetarëve që të kenë mundësi dhe të drejta të barabarta, por kjo nuk do të thotë se ata mund të kenë adresa fiktive ", tha Stefanoviç.

Stefanoviq tha se policia po punon për të vërtetuar nëse dikush jeton në adresën në të cilën ai është i paraqitur.

"Ka një pjesë të përpjekjes për të fshirë qytetarët e përkatësisë etnike shqiptare që blejnë një pjesë të pronës, tokës dhe kompanive në territorin e Serbisë qendrore. Të mos mendoj ndokush se këto janë dhjetëra mijëra njerëz që aktualisht zhvendosen, kjo nuk është kështu, por kjo nuk do të thotë se nuk egziston interesim për të filluar një lloj praktike të tillë ", tha ai.

Stefanoviq theksoi se askush nuk mund ta detyrojë dikë të shesë banesën dhe tokën e tij nëse nuk e dëshiron dhe që përpjekjet e shtetit për të ndihmuar qytetarët në çdo pjesë të Serbisë janë të drejtuara në atë mënyrë për të siguruar që çdo komunë të ketë zhvillim të barabartë.

Ai tha se policia nuk do të lejoj paraqitje fiktive dhe se ai i cili është paraqitur në mënyrë fiktive nuk do të mund të marrë pjesë  në proceset zgjedhore lokale.

Burimi: Tanjug dhe Trupi Koordinues