Arkiva e lajmeve
                   

STACIONI VETERINARIK NË BUJANOC ORGANIZON PËR HERË TË DYTË EKSPOZITËN E GJEDHEVE TË LLOJIT SIMENTAL

26. shtator 2016.

Bujanoc – Eskpozita e dytë me radhë e gjedheve të llojit simental do të mbahet më 1 tetor, në stadiumin e fshatit Levosojë.

Drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, thotë se fondi i kafshëve në komunat Bujanoc dhe Preshevë është rritur prej vitit në vit, dhe kështu është normale që në mesin e blegëtorëve të krijohet shpirti garues.

„Ne në kto dy komuna tani kemi 1.394 gjedhe amëzore dhe 394 mëshqera të cilat pjellin deri në fund të vitit. Kjo për kushtet e tona është më shumë se rezultat i mirë, ndërsa gjedhën më të mirë dhe më kualitative duhet ta shohim pikërisht në këtë ekspozitë”, thotë Millkoviq. 

Millkoviq thotë se njejtë si në vitin e kaluar në garë për çmim, të gjitha lopët do të ndahen në tri kategori: gjedhet e vjetra të amzuara mëshqerave.

“Fondi i shpërblimit për blegtorët e mirë do të mbart rreth 300.000 dinarë, mirëpo jam i sigurt që këtë vit juria do të ketë vështirësi më të madhe se në vitin e kaluar”, ka thënë drejtori Millkoviq.

Shpërblimi i parë për tri kategori është për vendin e parë 20.000 dinarë, për vitin e tretë 15.000 dhe për vitin e tretë 10.000 dinarë.

Organizatori ka planifikuar që fituesin apsolut të ekspozitës ta shpërblej me 30.000 dinarë.

Të gjithë pjesëmarrësit e ekspozitës fitojnë nga organizatori nga 3.000 dinarë për transportin e kafshëve.

Organizimin e ekspozitës e ndihmon Ministria e Bujqësisë dhe Qendra për Mbarësim Artificial nga Vellika Pllana.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues