Arkiva e lajmeve
                   

STACIONI VETERINARIK DHE KOMUNA E DEZIFENKTOJNË TËRË BUJANOCIN

30. mars 2020.

Bujanoc- Bujanoc është një nga qytetet e pakta në Serbi që do të dezinfektohet plotësisht kundër koronavirusit, falë bashkëpunimit të qeverisë lokale dhe Stacionit të Veterinarisë.

Puna për dezinfektim do të përfundojë të shtunën, tha Miodrag Milkovi1, drejtori i Stacionit të Veterinarisë, dhe Rahim Salihi, shefi i Departamentit të Investimeve dhe Zhvillimit në komunën e Bujanocit, të cilët bashkërisht po kryejnë aksionin.

Trotuare, hyrje në ndërtesa dhe zona të tjera publike përgjatë shtegut nga rrethrrotullimi drejt Shtëpisë së Shëndet përgjatë rrugës kryesore postaj, rruga e Kosovës, të dy shëtitorët në shesh, Shtëpia e Shëndetit, KNSH-ja, xhamitë dhe kishat në komunë, bankat, zyrat postare, pikat e karburantit. por edhe shkolla “Sezai Suroi” në të cilën janë duke u regjistruar orët në gjuhën shqipe.

Plani është që të dezinfektohen pllakat (ndërtesat e kuqe), Karakaçka dhe rrugët e tjera të qytetit, ndërsa Milkoviq dhe Salihi njoftojnë se ndërtesat në mënyrë të plotë do të dezinfektohen.

"Ky dezinfektues vret të gjitha viruset, bakteret dhe myqet 17 minuta pas spërkatjes," shpjegon Miodrag Milkoviq, drejtor i Veterinarisë.

Sipas tij, aksioni kryhet në konsultim me komunën.

"Stacioni veterinar nuk paguhet për këtë`punë, por vetëm për materiale të harxhuara," shpjegon Milkoviq.

Rahim Salihi shton se çmimi komercial i kësaj pune është 15 dinarë për metër katror, ​​dhe se komuna do të paguajë 8 dinarë:

"Çmimi është më pak i rëndësishëm sepse shëndeti i qytetarëve është në vendin e parë," thekson Salihi.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 500 njerëz në Bujanoc janë në izolim.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues