Arkiva e lajmeve
                   

SPITALI SPECILA NË BANJË TË BUJANOCIT BËHET KARANTINË PËR TË KTHYERIT NGA JASHTË SHTETIT

3. prill 2020.

Preshevë, Bujanoc - Spitali special në Banjë të Bujanocit është është shëndrruar në karantinë për ata që vijnë në Preshevë dhe Bujanoc nga jashtë dhe do të vendosen atje derisa të vijnë rezultatet e testeve për virusin korona. Aktualisht, nuk ka njerëz të karantizuar sepse testet e të gjithë personave që ishin atje ishin negativë, tha shefi teknik i Spitalit Special Marijan Tomiq.

Me vendim të Qeverisë së Serbisë, spitali në Banjë të Bujanocit është bërë karaninë për të gjithë qytetarët e Serbisë që hyjnë në vend, zakonisht në vendkalimin kufitar të Preshevës, por edhe në vendkalimet e tjera.

"Ato do të vendosen me udhëzim të inspektorit kufitar sanitar. Mostrimi bëhet në Spitalin Special, vijnë ekipe nga Instituti i Shëndetit Publik në Vrajë. Të gjithë ata që janë negativë për në virusin korona shkojnë në izolim në shtëpi për 28 ditë, ndërsa ata që dalin pozitiv udhëzohen në institucioneve të tjera të kujdesit shëndetësor ", tha Tomiq.

Spitali Special ka 180 shtretër dhe, sipas Tomiq, është siguruar edhe mbikëqyrje e vazhdueshme mjekësore, ushqim dhe siguri.

Burimi: Juzhne Vesti dhe Trupi Koordinues