Arkiva e lajmeve
                   

SKGO: ËSHTË MBAJTUR TAKIMI I KATËRT I RRJETIT PËR ÇËSHTJE ROME

24. prill 2017.

Bujanoc, Preshevë, Medvegjë – Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave ka mbajtur takimin e katërt të Rrjetit për çështje Rome SKGO, në kuadër të të cilët është diskutuar rreth temës “Mediatoret shëndetësore – përkrahje për vetqeverisjet lokale”. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

 “Qëllimi i këtij projekti është rritja e nivelit të informimit të popullatës rome rreth asaj se çka iu është e qasur në sistemin shëndetësor, si edhe të rritet vetëdija mbi nevojën e kujdesit për shëndetin e tyre”, tha ndihmësja e ministrit në Sektorin për Shëndet Publik dhe Mbrojtjen Programore Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Vesna Knjezheviq.

Në 59 komuna janë punësuar 75 mediatore në shëndetësi. Në periudhën e ardhshme trivjeçare do të dedikohen mjete shtesë për punësimin e mediatoreve, si edhe bashkëpuntorëve medicinal në shtëpitë e shëndetit.

Në takim është thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Punë, Punësim dhe për çështje Veterane dhe Sociale me kujdes të vacant përcjell realizimin e drejtave në paraqitjen e vendbanimeve në adresën e Qendrës për Punë Sociale për personat të cilat pa ndonjë bazë tjetër nuk mund ta paraqesin vendbanimin.

Burimi: Info Qendra Jug dhe Trupi Koordinues