Arkiva e lajmeve
                   

SITUATA NË JUGUN E SERBISË E NJEJTË SI NË PJESËT TJERA TË REPUBLIKËS SË SERBISË

18. maj 2016.

Vrajë – Vitin e kaluar në adresën e ombusmanit nga shtatë komuna të rrethit të Pçinjës kanë arritur rreth një mijë ankesa, ndërsa nga Vraja diçka më shumë se 350. Situata në jugun e Serbisë sipas këtyre të dhënave, duke mos marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe përmbërjen shumë nacionale të banorëve, nuk dallon nga pjesët tjera të Republikës së Serbisë.

Nga ankesat konkludohet se edhe këtu administrata është e ngadaltë dhe jo mjaftueshëm e përditësuar, në të cilën qytetarët çdo ditë ballafaqohen për problemet e veta. Këtë e deklaroi mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq, me përfaqësuesit e institucioneve të pavarura në truezën e rrumbullakët “Qytetarët pyesin – qytetarët flasin”, të organizuar nga Iniciativa e Qytetarëve dhe organizata joqeveritare NEKSUS në Vrajë.

Mbrojtësi i qytetarëve Sasha Jankoviq deklaroi se nuk është i kënaqur me nivelin e mbrojtjes së qytetarëve pranë institucioneve shtetërore dhe apeloi në rrespektimin e standardeve europiane.

Burimi: Vranjske dhe Trupi Koordinues