Arkiva e lajmeve
                   

SIPËRMARRËSIT NGA BUJANOCIT NË PANAIRIN E TIRANËS

26. nëntor 2018.

Bujanoc - Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi ka marrë pjesë me një delegacion të afaristëve nga komunat Bujanoc në Panairin Ndërkombëtar të Biznesit në Tiranë.

"Përveç vizitës në panair, me pjesëmarrësit, kemi mbajtur një sërë takimesh, në të cilën kemi raportuar për themelimin e Unionit të Punëdhënësve të Bujanocit, e cila do të ketë të gjithë mbështetjen e institucionale të komunës së Bujanocit," thuhet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të Kamberit në Facebook.

Kjo vizitë, ashtu siç u tha, u mundësoi biznesmenëve të shkëmbejnë përvojat dhe të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me njerëz të shumtë të biznesit.

"Autoritetet komunale dhe biznesmenët lokalë për herë të parë u shfaqën sëbashku në një panair të këtij lloji. Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të mbështesë dhe promovojë sipërmarrjen private ", përfundon Kamberi.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues