Arkiva e lajmeve
                   

SIMPO ZGJËRON BIZNESIN NË RUSI

9. qershor 2011.

Vranjë – Firmat ruse që merren me tregtinë e mobiljeve Italika dhe IP do të blejnë deri në fund të vitit mall në vlerë prej dy milionë eurove.

Marrëveshjet për këtë i kanë nënshkruar në Vranjë përfaqësuesit e këtyre firmave me drejtorin gjeneral të “Simpos”, Sllagjan Disiq (Slađan Disić).

“Ky është një fiilim i rikthimit serioz në tregun rus”, ka deklaruar Disiq duke shtuar se ata disa vite bëjnë tregti në Rusi me ndërmjetësim të IKEA-së. Këtë vit IKEA do të furnizoj tregun rus me mobiljet e Simpos në vlerë prej 15 milionë eurove. Disiq vlerëson se heqja e barijerave doganore në mes vendit tonë dhe Rusisë është një parakusht i shkëlqyer për depërtimin e tyre në tregun e madh rus.

“Ambicijet tona  në tregun rus janë shumë të mëdha. Mund të realizojmë një plasman vjetorë  të mallrave prej 30 milion eurove”, deklaroi Disiq.

Fabrikat e Simpos në Vranjë, Bujanoc dhe Zhbevcë janë vizituar nga pronarët dhe drejtorët e disa firmave  tregtare ruse të specializuara për prodhimin e mobiljeve së bashku me përfaqësuesit e Italikës dhe IP-së. Në fund të vizitës së Simpos në Beograd, edhe ata kanë zyrtarizuar bashkëpunimin me liderin ballkanik të prodhimit të mobiljeve. Në Simpo kanë lajmëruar edhe për  një vizitë tjetër në të ardhmën e afërt nga një grupë edhe më e madhe të partnerëve të ardhshëm rus.

Eksportimi i mallrave të Simpos në shumë vende europiane gati është në nivelin e kohës kur është shpërbërë Jugosllavija, të tilla si Franca dhe Italija. Kjo kompani nga Vranja eksporton në Itali më shumë se sa dikur.