Arkiva e lajmeve
                   

SIMPO KA POROSITUR FURNIZIM ME MALLIT NGA IKEA PËR 20 MILION EURO

13. dhjetor 2011.

Vranjë - Kompania nga Vranja "Simpo" është kontraktuar me "Ikean"  Suedeze për vitin e ardhshëm të eksportoj mallë me vlerë 20 milionë euro.  Fjala është për dyshek dhe pjes të mobiljeve.

Presidenti i "Simpos" Dragan Tomiq, tha se nga "Ikea" për vitin 2012. , do të jenë të porositur  100.000 dyshekët për tregun në Rusi. Për shkak të këtyre aktiviteteve fabrika në Bujanoc ka filluar të modernizohet, kapaciteti i të cilës do të rritet në gjysmë milionë dyshekë në vit.

Tomiç tha në një intervistë se është veçanërisht e rëndësishme që "Simpo" nga "Ikea" nuk furnizohet me pjesë, por me produkte përfundimtare të cilat janë pjes e dizajnit lokal dhe moderrn. Ai theksoi se bashkëpunimi me Suedezët ka filluar 35 vjet më parë, kur "Simpo" ka blerë mobilje, tani shumica e porosive nga Vranja e bejnë  kompletet dhe softat.

Tomiç mendon se me ardhja e "Ikea-s" në tregun e Serbis do të  ishte e mirë edhe për industrinë vendore të drurit, sepse ata të cilët do të kenë prodhime të mira do të kenë edhe blerës dhe hyrje ne tregun regjional.

Pritet që "Simpo" të bëhet furnizuesi kryesor i "Ikea-s" në teritorin e qendrës së Evropën Juglindore.