Arkiva e lajmeve
                   

„SIMPEN“ NGA BUJANOCI DHURON DYSHEKË DHE JASTËKË PËR BANORËT NË VENDET E PËRMBYTURA

28. maj 2014.

Ndërmarrja për prodhimin e syngjerëve dhe për pëlhurat e paendura ka vënë në gadishmëri Kryqit të Kuq të Serbisë, 500 dyshekë dhe 115 jastukë si donacion për banorët e prekur nga përmbytjet.

Bëhet fjalë për një sasi të madhe të mallrave, Kryqi i Kuq dyshekët dhe jastëkët e përgaditur do t’i merr nga depoja e ndërmarrjes „Simpen“ sipas dinamikës dhe rradhës së shpërndarjes së ndihmave të cilat Kryqi i Kuq do t’i bëj në bashkëpunim me shtabet për situata të jashtëzakonshme.

„Simpen“ ka marrë vendim për donacionin në bazë të qëndrimit të përbashkët të të gjithëve të punësuarve dhe menaxhmentit të kësaj ndërmarrje dhe të kompanisë „Simpo“, ashtu që me dëshirë për të treguar solidaritetin dhe për t’i ndihmuar sëpaku një familje për të normalizuar jetën e përditshme, është theksuar në komunikatën e kësaj kompanije.

Burimi: OK Radio dhe Trupi Koordinues