Arkiva e lajmeve
                   

SHUARJA E “DIREKSIONIT PËR NDËRTIM”

20. prill 2017.

Bujanoc – Në seancën e dytë për këtë vit të Kuvendit të Komunës së Bujanocit, e cila është mbajtur dje, është sjellur vendimi për inicimin e procedurës së falimentimit të Kompanisë Publike “Direksioni për Ndërtim, Urbanizqëm, Rrugë dhe Punë Banesore” në Bujanoc, e cila në dhjetor të vitit 2016, ka hyrë në procedurën e ndryshimeve statusore. Procedura e falimentimit do të kryhet në mënyrë jashtëgjyqësore, përmes administratorit falimentues për të cilin është emëruar Farush Islami. Të drejtat, detyrimet, përgjegjësia dhe pronësinë e ka marrë komuna e Bujanocit.

Këshilltarët në këtë seancë kanë sjellur vendimin mbi harmonizimin e Kompanisë Publike “Komunalia” me rregulloret ligjore mbi ndërmarrjet publike. Kjo është bërë përshkak të punëtorëve tjerë të Direksionit të cilët janë bashkërenditur në Komunali.

Janë miratuar edhe raportet mbi punën për vitin e kaluar të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, Bibliotekës “14 Nëntori”, Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq”, Organizatës Turistike të Bujanocit, Qendrës Sportive “Rinia” dhe Qendrër për Punë Sociale.

Burimi: Jugpres dhe Trupi Koordinues