Arkiva e lajmeve
                   

SHTETI PUNËTORËVE TË “GUMOPLASTIKËS” I PAGOI 25 MILIONË DINARË TË BORXHIT

26. tetor 2018.

Bujanoc - Shteti, si shumicë pronar i "Gumoplastikës" së Bujanocit, punëtorëve e kompanisë ua ka paguar borxhin prej 25 milion dinarëve, konfirmoi Slavolub Ristiq, kryetar i Sindikatës Pavarsia në „Gumoplastikë“.

Bëhet fjalë për kërkesat e punëtorëve, të cilët në fund të vitit të kaluar pezulluan punën, në emër të diferencës mes pagës që kanë marrë dhe minimales së garantuar, si dhe shpenzimet e udhëtimit nga 1 mars 2014 deri më 30 shtator 2018.

Ristiq tha se paratë i kanë marrë më shumë se 70 punëtorë, dhe se shumat individuale variojnë nga 180,000 në 700,000 dinarë.

Punëtorët e „Gumoplastikës“  në pjesën e fabrikës në fshatin Kllenikë në fillim të shtatorit 4 ditë kanë qenë në grevë urie duke kërkuar që qeveria t'ia mundësoj programin social, por është konkluduar se  ata nuk kanë të drejtë për shkak të gabimeve të mëparshme administrative.

"Ende nuk punojnë sepse tani ne jemi duke pritur statusin e firmës, privatizimin, falimentimin ose ndonjë zgjidhje tjetër, për shkak se fabrika nuk ka punë", tha Ristiq.

"Gumoplastika" nga falimentimi shumëvjeçar doli në në gusht 2015.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues