Arkiva e lajmeve
                   

SHTETI EDHE KËTË VIT LIDH SHTAZIN

3. mars 2016.

Të gjithë të punësuarti në Serbi të cilëve punëdhënësi nuk ia ka paguar stazhin, ndërsa firmat e tyre janë në procesin e rekustruktimit, privatizimit apo falimentimit, mund ta lidhin stazhin edhe këtë vit nga mjetet e kasës shtetërore.

Në rendin e ditës të Qeverisë ende nuk është ky shembull i Ministrisë së Ekonomisë, por pritet që vendimi të sillet në dhjetë ditët e ardhshme.

Afati i mëparshëm për regjistrimin e stazhit ka kaluar më 31 dhjetor 2015, ku kusht për paraqitje ka qenë që punëtorët të tërhiqen nga akuza gjyqësore. 

Sipas informacioneve jo zyrtare, kushtet nën të cilat janë mbuluar zbrastirat në librezën e punës do të jenë të njejta si më parë. Sipas vlerësimeve, në ndërmarrjet në rekustruktuim janë rreth 13.000 punëtorë të cilëve i mungojnë muajt dhe vitet e sigurimit në mënyrë që të arrijnë të drejtën për pension.

Burimi: TV Ritam dhe Trupi Koordinues