Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPTARËT SIPAS GJITHA GJASAVE DO TË KENË NJË PËRFAQESUES NË GARËN ZGJEDHORE

11. shkurt 2014.

Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit do të jetë e vetmja parti shqiptare nga jugu i Serbisë e cila nuk do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare të 16 marsit.

Për dallim nga vitet e mëparshme, kur Halimi para votuesve kishte dalur në kualicion me partitë tjera shqiptare, këtë herë ai është afër vendimit që në zgjedhje të merr pjesë me partitë tjera të pakicave – asaj kroate, hungareze dhe boshnjake.

Kështu që vendimi i mëparshëm i gjashtë partive shqiptare nga jugu i Serbisë për bojkot në zgjedhjet parlamentare nuk do të ndikojë përfundimisht që votuesit e këtij nacionaliteti të qëndrojnë në shtëpitë e tyre më 16 mars.

Sipas mendimit të Dushan Janjiqit nga Forumi Etnik, qëndrimi i bojkotuesve shqiptarë drejtëpërdrejtë është i lidhur me tendencën e tyre që raportet me Qeverinë e Serbisë të qëndrojnë „të ngrira“, si dhe me qëllim të internacionalizimit të problemeve për të cilat probleme zgjidhje presin nga Beogradi.

 „Pas së gjithave qëndron një qëllim i vërtetë – që gjithë shqiptarët të jenë të bashkuar. Motivi tjetër është që politikisht ta shkatërrojnë Halimin, ku ndikimi i tij veç është dobësuar. Ai shumë ka bërë në lidhje me Beogradin dhe në zgjedhjet e kaluara ka hyrë në parlamentin serb, me të cilën kishte vërtetuar se Presheva është pjesë e Serbisë, kurse për disa shqiptarë nuk qëndron ashtu“, ka thënë Janjiq, sipas të cilit tërheqja e Halimit nga zgjedhjet do të ishte një vetëvrasje politike e tij.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka deklaruar se Beogradi, liderëve shqiptarë nga jugu i Serbisë gjithmonë i ka përcjellë dëshirën për pjesëmarrje në zgjedhje. Ashtu edhe këtë herë:

 „I ftojmë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin Kombëtar dhe kështu ti realizojnë kërkesat e tyre në miratimin e ligjeve në të cilat sigurisht mund të ndikojnë si deputet të pavarur ose sëbashku me ndonjë grup parlamentar. Në këtë mënyrë zëri tyre do të ndëgjohet më shumë dhe mund të marrin pjesë në jetën politike të Serbisë dhe krijimin e ligjeve, të cilat ligje do ti mundësojnë kushte edhe më  të mira për jetesë dhe punë.

Burimi: Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues