Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPTARËT ME 1 SHTATOR PRESIN TEKSTE FALAS

6. gusht 2014.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, Katalogu e teksteve të miratura në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim fillor përmban 1.065 tituj të teksteve prej klasës së parë deri në të tetën – në gjuhën shqipe, boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, ruse, sllovake, ukrainase, kroate, çeke dhe të folurit bunjevas. Në Katalogun e teksteve në gjuhët e pakicave kombëtare për arsim të mesëm gjenden 230 tituj – në gjuhën boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, sllovake dhe kroate.

Kryeministri Aleksandar Vuçiq më herët në pyetjen e deputetit Shaip Kamberi që kur nxënësit shqiptar prej klasës së parë deri në të katërtën do të fitojnë tekste falas, ka thënë se shteti do të jap gjithçka nga vetja që këtë t’a bëj deri më 1 shtator dhe ka shtuar se është vonuar edhe për librat në gjuhën kroate dhe bullgare.

Në lidhje me këte temë, kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve (KNSH) Galip Beqiri ka deklaruar se shpreson që premtimet e kryeministrit Vuçiq të realizohen deri në fillim të vitit shkollor.

Në pyetjen që a egzistojn tekstet për të gjitha vitet dhe për të gjitha lëndët në gjuhën shqipe, ai ka është përgjigjur që shkolla fillore është mbuluar për 70 përqind, ndërsa në në shkollat e mesme situata është e vështirë.

 „Në shkollën fillore n’a mungon historia, gjeografia, arti, muzika dhe biologjia. Librat në përgjithësi janë përkthyer nga gjuha serbe, mirëpo ka edhe autor shiqptar, si dhe disa tekste nga Shqipëria, të cilët kanë miratimine Ministrisë së Arsimit. Në shkollën e mesme nuk ka se fare asgjë, n’a mungojnë 252 tekste“, tha Beqiri.

Beqiri gjithashtu ka deklaruar se në shkollat e mesme mësohet në bazë të fotokopieve dhe nga shënimet, çka edhe e kanë vërtetuar arsimtarët në disa shkolla të Bujanocit.

Megjithatë, që nuk kanë marrë të gjitha librat miratim nga autoritetet i arsimit të Serbisë, dëshmon dhe rasti i fillimit të vitit shkollor, kur në shkollën fillore në fshatin Raincë, në komunën e Preshevës, janë konfiskuar 5.060 tekste në gjuhën shqipe, në bazë të urdhërit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, sepse tekstet të cilët kanë arritur nga Kosova dhe Metohia nuk kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Në planin strategjik të KNSH për periudhën nga viti 2012 deri 2016, është shënuar që problemi i mungesës së teksteve më së lehti do të zgjidhej me transportin e tyre nga Shqipëria, Kosova dhe Metohia dhe Maqedonia, mirëpo zgjedhja më e mirë do të ishte që të shtypen në Serbi.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se për botuesit e licencuar për tekste botuese në Republikën e Serbisë janë 76, të cilët finansojnë vet tekstet botuese në të gjitha gjuhët në përputhshmëri me planin e tyre dhe kërkesat e tregut. Shtojnë se puna në tekste nuk është e thjeshtë dhe se procedura për miratimin e teksteve është e ngadaltë dhe mund të zgjatë me vite. Çmimi i teksteve nvaret nga ajo se është ai i ri, si dhe nga tirazhi i tij dhe se a është në shumë gjuhë.

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues