Arkiva e lajmeve
                   

SHQIPETARET PERSERI NE TRUPIN KOORDINUES

27. mars 2009.

BEOGRAD, 27 mars 2009- Ministri  për administratë shtetërore dhe vetëadministratë lokale e njëherit edhe kryetarë i Trupit Koordinues pranë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Milan Markoviq, deputeti popullorë në Kuvendin Popullorë të Republikës së Serbisë, Riza Halimi  si dhe Kryeshefi i OSBE-së në Serbi, ambasadori Hans Ola Urstad,  nënshkruan Marrëveshjen mbi principet e rekonstruimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoci dhe Medvegjë.

Ne prononcimin e tije Milan Markoviq theksoi se: ,,Per te gjithe lideret e Serbise jugore, per Riza Halimin dhe per mua, ky eshte nje raste i madhe qe tu tregojme se ne do te i permbahemi principeve dhe detyrimeve te nenshkruara dhe se kete ja kemi borxhe qyetareve te komunave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes". Markoviq i falenderoi me fjalet: ,,I jam mirenjohes te gjitheve qe na e kane bere te mundshme qe te vije deri te kjo marreveshje. Deshiroje t'i inkurajoj te gjithe pefaqesuesit te cilet e nenshkruan kete marreveshje dhe se mundem t'u them se ne do te kemi sukses sepse suksesi mvaret nga ne''.

Deputeti popullore Riza Halimi ka shprehe deshiren se ky reorganizim i Trupit Koordinues do t'u mundesoje ne realizimin e te gjitha qellimeve te Qeverise nga viti 2001, e keto jane: zhvillimi ekonomik, integrimi i Shqipetareve ne institucionet republikane, multietniciteti, paqja dhe siguria ne keto tri komuna.

Kryashefi i OSBE-se ne Serbi, Hans Ola Urstad nenvizoi se procesi i nenshkrimit te kesaj marreveshje kerkon sakrifikimin e te gjitha paleve ne bisedime. ,,Ka qene e domosdoshme qe te mbizoteroje arsyeja, dhe ajo ngjau. Ky eshte nje fillim i mbare. OSBE-ja nuk do te ndalet me kete por do te vazhdoje te merr pjese ne proceset e implementimit te kesaj marreveshjeje, posaqerishte do te jete e rendesishme se qka do te ndodhe ne grupet punuese'' theksoi Urstad
Kryatari i Trupit Koordinues, Milan Markoviq, deputeti popullore Riza Halimi, kryetaret e komunave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes, Nader Sadiku, Shaip Kamberi dhe Sllobodan Drashkoviq, kryetari i kuvendit komunal te Bujanocit Jonuz Musliu dhe drejtori i Sherbimit te Trupit Koordinues, Nenad Gjurgjeviq, nenshkruan Vendimin rreth reorganizimiit dhe kompetencat e Trupit Koordinues.

Ne ceremonialin e nenshkrimit te kesaj marreveshje moren pjese ambasadori i SHBA-se ne Serbi, Kameron Manter si dhe perfaqesuesit e ambasades Britanike ne Beograd. Te pranishem ishin edhe sekretaret shteterore nga Ministria e Drejtesise Sllobodan Homen, obdusmani republikan, Sasha Jankoviq, nenkryetaret e Trupit Koordinues Dushan Spasojeviq, Dejan Jovanoviq dhe Sima Gazikaloviq.