Arkiva e lajmeve
                   

SHPALLJE: Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave shpall konkurs për praktikantë në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave

11. tetor 2010.


Ftesa i bëhet kandidatëve që kanë njohuri nga fusha e drejtësisë, ekonomisë, shkencave politike apo shkencave shoqërore të nivelit të shkollimit të mesëm apo universitar.

Ministria për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave do të organizojë për maksimalisht pesë kandidatë/kandidate program gjashtëmujor të punës praktike në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave apo Sekretariatin Krahinor të Krahinës Autonome të Vojvodinës.

Kandidatët duhet t'i dorëzojnë letrat motivuese si dhe dokumentacionin tjetër shtesë:

1. diplomën e shkollës së mesme apo vërtetimin e fakultetit
2. çertifikatën e lindjes
3. çertifikatën e nënshtetësisë

Njohja e gjuhës shqipe do të mirret në konsideratë gjatë procesit të seleksionimit.
 
Afati për aplikim është 18 tetori 2010.

Aplikacionet duhet të dorëzohen me anë të postës elektronike në gordana.govedarica@ljudskaprava.gov.rs  apo me anë të postës në adresën e Departamentit për Përmirësimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare në Ministrinë për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Bulevar Mihajla Pupina 2, 11 000 Beograd. 

Luten kandidatët që të përmendin në mënyrë të qartë këtë shpallje ne letrën e tyre motivuese.

Vetëm kandidatët që hyjnë në listë të ngushtë do të thirren në intervistë.

Kandidatet femra inkurajohen të aplikojnë.

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.