Arkiva e lajmeve
                   

SHPAKETIM: BUJANOCI –VEND I TAKIMIT PËR TË RINJËT

30. janar 2015.

Ngjarja qendrore e shkëmbimit rajonal të të rinjëve nga Bujanoci dhe Obrenovci, në kuadër të projektit “Shpatketimi 2014/15”, do të mbahet të premten, më 30 janar, në ora 12, në Zyrnë për të Rinj në Bujanoc (rr. Karagjorgje Petroviq 7).

Qëllimi i projektit “Shpaketimi 2014/15”, është që të arrij bashkëpunimin e të rinjëve nga mjediset të përziera dhe një nacionale. Ka dy segmente – përgaditjen dhe përpilimin e paketeve kulturore në komunitet dhe organizimin e shkëmbimeve rajonale.

Në këtë mbledhi do të flasin: Nagip Arifi, kryetar i komunës së Buajanocit, Snezhana Kllashnja, ndihmëse e ministrit për rini dhe sport, Branko Spasiq, anëtari i Këshillit për të Rinj në Obrenovc dhe Vjollca Aliu, koordinatore për të Rinj në Bujanoc.

Gjatë këtij shkëmbimi rajonal, përveç prezantimit të paketit kulturor të Zyrës për të Rinj të Bujanocit dhe Obrenovcit, do të hapet edhe ekspozita e fotografive të paketit kulturor dhe do të mbahet deabt rreth ringjalljes së ideve të shumëllojshmërisë në mes të rinjëve dhe në komunitete.

Në kuadër të shkëmbimit rajonal, si fazë e dytë e projektit “Shpaketimi 2014/15”, në vizitë në Zyrën për të Rinj të komunës së Bujanocit, do të qëndrojnë të rinjët e Zyrës për të Rinj të komunës së Obrenovcit, nga dita 29 deri më 31 janar.

Projekti “Shpaketimi 2014/15”, i cili do të mundësoj lidhjen në mes të rinjëve nga 12 komuna në Serbi, finansohet nga Unioni Europian në kuadër të programit “Mbështetja për shoqërinë civile”.

Për informacione shtesë mund t’i drejtoheni koordinatores së projektit Nevena Nikololiq (otpakivanje@bgcentar.org.rs) ose Vjollca Aliut koordinatore në Zyren për të Rinj në Bujanoc.

Burimi: Ueb faqja EurActiv dhe Trupi Koordinues