Arkiva e lajmeve
                   

SHOQATAT MEDIATIKE: KONKURSE TË KONTESTUARA NË PRESHEVË DHE BUJANOC

19. nëntor 2015.

Beograd, Preshevë, Bujanoc – Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave të cilin e përbëjnë NUNS, UNS, NDNV, ANEM dhe “Lokal Pres”, ka paralajmruar kompetentët në vetqeverisjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, se nuk do të marrin pjesë në punën e mëtutjeshme në komisionet e tyre për zbatimin e konkursit për kofinansimin e përmbajtjeve mediatike, përshkak se ato konkurse nuk janë në përputhje me Ligjin mbi Informimin dhe Mediat Publike.

Koalicioni me këtë rast ka kërkuar dhe ka marrë shpjegimin e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë, me të cilin vërtetohet vlerësimi se këto konkurse nuk janë në përputhje me Ligjin.

Në përgjigjen e Ministrisë thuhet se është “e qartë se me Ligjin e Informimit dhe Mediave Publike në mënyrë precize është caktuar rrethi i personave të cilët mund të konkurojnë në konkurs për kofinansimin e projekteve dhe ky rreth i personave nuk mund të kufizohet përmes ftesave publike për pjesëmarrje në konkurs”.

Koalicioni edhe një herë kërkon nga të gjitha vetqeverisjet lokale, komunave dhe qyteteve që në mënyrë të plotë të rrespektojnë rregullat e Ligjit për Informim dhe Media Publike me rastin e shpalljes dhe realizimit të konkurseve për kofinansimin e përmbajtjeve mediatike të interesit publik.

Koalicioni i shoqatave të gazetarëve dhe mediave ka kërkuar nga Ministria e Kulturës dhe Informimit interpretim të ligjshmërisë për konkurset e komunës së Bujanocit dhe Preshevës, të cilat janë shpallur për kofinansimin e projekteve për realizimin e interesit publik në fushën e informimit publik. Konkurset e këtyre dy komunave kufizojnë të drejtat për pjesëmarrje për mediat selia të cilave është në territorin e komunës së Bujanocit dhe të Preshevës.

Posaçërisht në Preshevë është konkurs i kontestueshëm sipas të cilit të drejtë pjesëmarrje kanë kryesisht mediat të cilat janë me seli në territorin e kësaj komune “të cilat realizojnë program në gjuhët e pakicave kombëtare të cilat janë në përdorim zyrtar në territorin e komunës së Preshevës”. Me këtë në mënyrë direkte zvogëlohen të drejtat konkuruese për mediat të cilat realizojnë programe në gjuhën serbe, ndërsa të cilat marrin pjesë në informimin public të qytetarëve të kësaj komune.

Burimi:NUNS dhe Trupi Koordinues