Arkiva e lajmeve
                   

SHOQATA E GAZETARËVE NË SËRBI (UNS) KA SHPALLUR KONKURS PËR CMIME TË GAZETARISË(AFATI:28 NËNTOR 2019)

13. nëntor 2019.

Shoqata e Gazetarëve të Serbisë (UNS) ka shpallur konkursin për çmime në gazetarie për vitin 2019 - për një vepër jetësore  dhe për punën më të mirë gazetareske të botuar në media ndërmjet 10 dhjetorit të vitit të kaluar dhe 10 dhjetorit të këtij viti.

Propozimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 13 dhjetor, dhe çmimet do të dorëzohen në ditën e UNS-së, më 21 dhjetor.

Cmimi për vepër jetësore  jipet për punën e përgjithshme dhe kontribut të dhënë  në gazetari, ndërsa cmimi për  “Dimitrije Davidovicin”  jipet për konceptin më të mirë vjetor dhe të arriturave.

Cmimi “Laza Kostiq” për krijimtarinë gazetareske jipet  sipas formave të shprehjes gazetareske në kategoritë lajme dhe raporte, reportazhe, fotografi dhe regjistrim televiziv dhe karikaturë (dhe satira gazetareske).

Për komente jipet cmimi “Bogdan Tirnaniq” ndërsa cmimi special “Zhika M. Jovanovic” është dhënë për kontribut të shtypit historik dhe gazetaresk, për vepra teorike mbi gazetari dhe vepra publicistike.

Ndër çmimet për të cilat u shpall konkursi është Karta e artë e UNS, për punën  dhe kontributin e saj shumëvjeçar në gazetari dhe zhvillimin e  organizates gazetareske.

Në vazhdimësi është  konkursi i UNS-së për cmimin "Aleksandar Tijani,", për luftën e shprehjen gazetareske, i cili është dhënë që nga viti 2015 për tekste, artikuj të botuar në media të shtypura, elektronike ose në internet, si dhe për një veprim gazetaresk që do të meritonte këtë çmimin.

Gazetarët që punojnë në media në Serbi mund të aplikojnë për çmimin, dhe punimet duhet të publikohen nga 28 nëntorit 2018 deri në 28 tetorit 2019.

Aplikantët për çmimin mund të emërohen nga gazetarë dhe qytetarë të tjerë, si dhe organizata të regjistruara në Serbi.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 28 nëntori, dhe emri i fituesit do të shpallet në 13 dhjetor.

Cmimi përbëhet nga një diplomë dhe një shumë parash prej 2,000 eurosh në dinarë kundër vlerës dhe do të jepet në çmimet vjetore të UNS.

Informata shtesë mbi konkursin mundi ti merrni në vebfaqen e Shoqatës së gazetarëve në Sërbi

http://uns.org.rs/sr/konkurisi/nagrade/88263/konkurs-za-godisnje-nagrade-udruzenja-novinara-srbije.html

Burimi: Shoqate e gazetarëve në Sërbi dhe Trupi koordinues