Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLAT NË SERBI, MË 1 SHTATOR SJELLIN DITARET ELEKTRIKË

24. gusht 2017.

Beograd – Shkollat në Serbi, më 1 shtator, vendosin ditarët elektronik përmes të cilët mund të mbahet evidencë rreth nxënësve. Kur ky pilot program të jetësohet,  ditarët e letrave do të shkojnë në histori.

Në 200 prej 1.800 shkollave në Serbi prej vjeshtës do të sillet projekti e-Prosveta, qëllimi i të cilit është ofrimi i serviseve nacionale elektronike arsimore të cilat ngrisin dhe avansojnë aftësinë digjitale të shkollave, gjë që është parakusht për transformimin digjital të arsimimit për shekullin 21. Me ndihmën e serviseve elektronike, arsimtarëve do t`i lehtësohet mbajtja dhe organizimi i orëve, sepse shumë kohë do të ketë që t`i dedikohet nxënësve.

Ditari elektronik do t`i mundësoj arsimtarëve, kujdestarëve të klasave dhe drejtoreve që në mënyrë të shpejtë, të thjeshtë dhe të besueshme të mbajnë evidencë rreth qytetarëve. Ai plotësisht ndryshon ditarin e tanishëm nga letra dhe ofron mundësi të shikimit në informacionet në momentin kur janë bërë ato. Zvogëlon edhe mundësinë e gabimeve dhe subjektivitetit në vlerësim dhe ofron pamje complete në avansimin e nxënësve, si edhe në punën e profesorëve dhe shkollave.

Në mënyrë që të sigurohet objektivitet më i madh në vlerësim, arsimtarët mund që të shohin vetëm notat nga lënda e tyre. Para së gjithash, ditari elektronik kursen kohë të nevojshme për evidencë në një të katërtëtn për dallim në kohën e nevojshme për evidence në ditarin e letrës, kumton Qeveria e Republikës së Serbisë.

Prindërit mund në secilin moment që t`i qasen të dhënave nga ditari vetëm për fëmijët e tyre. e-Ditari një herë në ditë edhe raporte rreth secilit fëmijë dhe me këto raporte mund të qasen vetëm prindërit e tyre përmes fjalëkalim të caktuar. Servisi ka edhe sistemin e raportimit mbi notat dhe ngecjet të cilët një herë në ditë prindërve i dërgohen në mejl, ndërsa kur sistemi të jetë në mënyrë të plotë operative, një herë në ditë do t`i dërgohen SMS porositë prindërve në të cilët do të jenë informacionet rreth notave, ngecjeve, lavdëratave dhe vërejtjeve. Egziston edhe aplikacioni i cili nxënësve iu mundëson shikim në nota, shënime, ngecje, lektyra dhe listën e detyrave me shkrim të cilat i kanë shënuar arsimtarët.

Burimi: Blic, B92, Veçernje Novosti dhe Trupi Koordinues