Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLAT DHE AKADEMITË USHTARAKE KANË REGJISTRUAR TRIDHJETË E DY TË RINJË NGA RRETHI I JABLLANICËS

19. gusht 2019.

Medvegjë - Ceremonia e përcjelljes së tridhjetë e dy nxënësit dhe studetntët e ardhshëm të shkollave ushtarake, gjimnazeve dhe akademive në Rrethin e Jabllanicës u organizua në Kuvendin e Qytetit të Leskocit.

Në Shkollën e Mesme Ushtarake Profesionale u pranuan 14 kandidatë, 18 në Shkollën e Mesme Ushtarake, 11 në Akademinë Ushtarake, 18 kandidatë nga territori i qytetit të Leskocit, 5 nga Vlasotinca dhe Libani, 3 nga Medvegja dhe 1 kandidat nga Bojniku.

I vetmi në këtë fushë i cili është regjistruar në studimet e VMA (Spitali Akademik Ushtarak) dhe është njëri nga 25 në Serbi, Stefan Cvetkoviq, i cili tha se profesioni i mjekut ushtarak nuk është i lehtë, si psh. për oficerin  dhe se ai të jetë i interesuar vetëm për mjekësi.

"E jona është të studiojmë dhe të punojmë për të arritur lartësitë më të larta," tha ky djal i ri që kishte mbaruar më parë Gjimnazin Ushtarak.

Të pranishmit u përshëndetën nga Shefi i Qendrës Rajonale të Ministrisë së Mbrojtjes, kolonel Nenad Markoviq.

"Uniforma e ushtarit është përsëri e popullarizuar sepse na kujton ditët e lavdishme të së kaluarës sonë, dhe ne mund të jemi krenarë për paraardhësit tanë vetëm nëse ata nuk kanë turp për ne," tha Kolonel Markoviq.

Ai shprehu shpresën që të gjithë kandidatët të kalojnë me sukses të gjitha pengesat dhe të fitojnë të gjitha njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për familjarët dhe shërbimin që ata zgjodhën.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues