Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA SVETI SAVA VENDOS ARSIMIMIN DUAL

31. maj 2017.

Bujanoc – Në vitin e parë të Shkollës Profesionale „Sveti Sava“ në Bujanoc, në vitin akademik 2017/2018, mund të regjistrohen gjithsej 150 nxënës të klasave të teta. Për dallim të viteve të kaluara tash nuk do të ket regjistrim të nxënësve për drejtimin e komercialistëve. Mirëpo, kjo shkollë në kuadër të arsimimit dual për herë të parë do të regjistrohen 15 nxënës të cilët do të shkollohen për saldues dhe bravandreqës.

Këto drejtime janë të kërkuara në tregun e punës dhe paguhen mirë, dhe sipas pritjeve të drejtoreshës Biserke Joviq, do të duhej të ketë punë pas shkollimit.

„Me „Megalin“ e Bujanocit, „Alfa-Plamin“ e Vrajës, kompaninë e rrugëve dhe „BIDA“ nga Vraja kemi nënshkruar kontratat me të cilat jemi dakorduar që nxënësit tanë, salduesit e ardhshëm dhe bravandreqësit në këto kompani gjatë shkollimit, kryejnë praktikën profesionale“, ka sqaruar Joviq.

Sipas drejtoreshës së shkollës do të kenë mentorët e tyre të cilët do të përcjellin aftësimin e tyre dhe punën e përgjithshme, në bazë të cilës po nëse janë të kënaqshëm, menjëherë pas mbarimit të maturës do të punësohen në firmat e caktuara.

Konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasë të parë vitin e ardhshëm shkollor përveç paraleles së kombinuar të cilët do të shkollohen në mënyrë duale është paraparë regjistrimi i 30 administratorëve financiar, automjeteve motorike të teknikëve makenik dhe motrave medicinale dhe edukatorëve.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues