Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA SVETI SAVA: LIBRAT DALIN NGA HIJA

28. tetor 2016.

Bujanoc – Me rastin e shënimit të Muajit të Librit, në sallën e Shkollës Profesionale “Sveti Sava” në Bujanoc, është organizuar ekspozita e librit për nxënës dhe qytetarë.

Prezentimi I lektyrës së re shkollore, të cilat në bibliotekën e shkollës janë siguruar gjatë këtij viti, është menduar me qëllim të librat “të zbresin” nga rafti dhe “të dalin” nga hapësira e bibliotekës në mënyrë që t`i ofrohen nxënësve.

 “Kemi nxjerrë personazhet nga veprat e njohura letrare. Nxënësit të cilët do të perforomojnë i kemi veshur me kostume të njohura. Përveç përfaqësimit të personazheve letrar, nxënësit artist të cilët me shokët dhe vizitorët e tyre të kësaj ekspozite do t`i rekomandojnë librat më adekuate për lexim”, ka thënë profesoresha e gjuhës serbe, Dragana Millenkoviq.

Ajo sëbashku me koleget e veta dhe bibliotekaren e shkollës, pjesë e ekipit i cili ka menduar dhe organizuar këtë ekspozitë tradicionale.

Në shtandin e ekspozitës, nxënësit e shkollës të cilët kanë mbajtur kostume të shkëmbyera nga SHKA “Soko”, kanë biseduar me vizitoët dhe lexuesit potencial, dhe sipas vlerësimit individual kanë rekomanduar librat e përshtatshëm për lexim.

„Kemi dashur që të theksojmë vlerën e librit dhe të kontribuojmë në zhvillimin e kulturës lexuese në mesin e nxënësve”, ka thënë drejtoresha SHF “Sveti Sava”, Biserka Joviq.

Biblioteka e kësaj shkolle ka një fond prej më shumë se 15.000 libra, duke filluar nga lekyrat shkollore dhe deri tek literatura profesionale.
 

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues