Arkiva e lajmeve
                   

SHKOLLA “SVETI SAVA”: GJITHÇKA GATI PËR DITËN E EMRIT TË SHKOLLËS

25. janar 2017.

Bujanoc – Në shkollën e mesme “Sveti Sava”, në Bujanoc, gjithëçka është gati për festimin e ditë së emrit të shkollës më 27 janar, në Savindan, e cila në tërë vendin festohet si ditë shkollore.

„Tradicionalisht, në të gjitha shkollat përpiqet që kjo ditë të jetë e shënuar në mënyrë më të mirë të mundshme, duke rrespektuar personalitetin dhe veprën e edukatorit Sveti Sava. Në shkollën tonë ka festë më shumë, sepse shkolla e mbanë emrin e tij”, ka thënë Biserka Joviq, drejtoreshë në këtë shkollë.

Përgaditjet për festën e shkollës dhe ditës së emrit të shkollës kanë hyrë në fazën e fundit. Për këtë janë aktiv dhe nxënësit dhe profesorët e kësaj shkolle.

 „Me vëmendje punohet në organizimin e shfaqjes për fëmijë, prindërit e tyre dhe mysafirët tanë. Për tani mund të them se do të ketë shumë laramani të përmbajtjeve kulturore. Do të organizohet në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, në ora 11. Normalisht, dy ora para shfaqejes, në kishën e Shën apostujit Petrit dhe Pavllit në Bujanoc do të mbahet liturgjia, pas të cilës do të bëhet prerja e kulaçit të shenjtë”, thotë drejtoresha, duke shtuar se më 27 janar në shkollë do të jetë ditë pune, por jo mësimore.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues